Në zyrat e Forumit Rinor Islam – Dega Shkup, të premten më 14 nëntor 2025, u mbajt ligjërata e radhës në kuadër të ciklit edukativ “Në gjurmët e të dërguarve”.

Ligjëratën e mbajti Mr. Hasan Baftijari, i cili shtjelloi temën “Dorëzim i plotë – Ismaili a.s.”. Ai foli mbi bindjen, përkushtimin dhe nënshtrimin e plotë të Ismailit a.s. ndaj urdhrave të Zotit, duke nxjerrë mësime mbi besimin, devotshmërinë dhe gatishmërinë për të sakrifikuar për hir të së vërtetës.

Ky aktivitet është pjesë e ciklit të rregullt të ligjëratave “Në gjurmët e të dërguarve”, që Forumi Rinor Islam – Shkup vazhdon ta zhvillojë çdo javë me tema nga jeta dhe mësimet e pejgamberëve.

Shkup, 14 nëntor 2025