Eufori e madhe në mediat gjermane në përfundim të ndeshjes së dytë çerekfinale në Champions League mes Juventus-Bayern Munchen (0-2), e cila i lejon bavarezëve të jenë mes katër më të mirave të kontinentit.
Simpatik titullin kryesor i “Kicker”: “Zonja e Vjetër gatuhet nga Bayern Munchen“, ndërsa “Bild” dhe “Der Spiegel“, pa lojëra fjalësh, raportojnë triumfin e djemëve të Jup Heynckes që kanë bërë të heshtin “Juventus Stadium” dhe kanë eleminuar një skuadër italiane. /albeu.com/