Malajzia ka shprehur vullnetin për të ndihmuar ekonomikisht Palestinën. Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp, kryeministrat palestinez dhe malajzias floën për mbështjen që duhet dhënë Palestinës për të krijuar një shtet të lirë.
Me rastin e vizitës së kryeministrit malajzias Najib Razak, ai nisi projektet e financuara si pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për të rindërtuar Gazën.
Kryeministri malajzian mbajti një konferencë të shkurtër për shtyp, duke lavdëruar popullin palestinez që është duke duruar shtypjen e Izraelit. Ai u bërë thirrje fraksioneve palestineze të bashkohen.
“Ne mund të jemi larg nga ju në distancë, por ne jemi një komb dhe besoj në luftën e popullit palestinez,” tha ai. “Së bashku ne do ta ndërtojmë Palestinën, tha kryeministri i vendit me shumicë muslimane.
Haniyeh falënderoi qeverinë dhe popullin e Malajzisë për përkrahjen e tyre për popullin palestinez.
Kryeministri Malajzias Najib Razak vizitoi një universitet të Gazës dhe zyrat qeveritare, si dhe familjen e liderit ushtarak të rënë Ahmed Al-Jaabari, vrasja e të cilit nxiti një luftë tetë-ditore në të cilën më shumë se 160 palestinezë kanë vdekur.
Razak pritet të hapë disa projekte në Gaza, dhe do të vë një gur themeli për ndërtimin e kabinetit të qeverisë së Gaza, e cila ishte shkatërruar gjatë nëntorit, për shkak të sulmit të Izraelit në territorin bregdetar.
Në tetor të vitit të kaluar, Emiri i Katarit bëri një vizitë historike në Rripin e Gazës, dhe ishte kreu i parë i shtetit që hyri në Gaza që nga viti 1999.
Lideri tunizian gjithashtu pritet të vizitoj Gazën në ditët që vijnë.
EDITOR
12 years ago
previous article
Magjistroi Muhamed Jashari
next article
Muslimanët kujtojnë lindjen e Profetit Muhamed a.s.
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago