Në kuadër të aktivitetit “Eureka”, në qytetin e Tetovës u zhvillua një diskutim me temën “Vetëbesimi dhe paragjykimet”, ku të rinjtë patën mundësinë të ndajnë mendimet dhe përvojat e tyre personale.

Gjatë takimit, nxënësit diskutuan rreth paragjykimeve me të cilat përballen në shkollë, shoqëri dhe në rrethin ku jetojnë, duke theksuar ndikimin që ato kanë në zhvillimin personal dhe social. Po ashtu, u trajtua rëndësia e vetëbesimit, faktorët që ndikojnë në rritjen e tij si dhe hapat konkretë që ndihmojnë në ndërtimin dhe forcimin e tij tek të rinjtë.

Ligjërata dhe diskutimi u udhëhoqën nga ligjëruese Minibe Qamili, e cila përmes një qasjeje interaktive nxiti pjesëmarrësit të reflektojnë dhe të angazhohen aktivisht në temën e trajtuar.

Tetovë, 19 dhjetor 2025