Në ambientet e zyrave të Forumit Rinor Islam në Shkup u mbajt ligjërata e radhës në kuadër të ciklit edukativ “Në gjurmët e të dërguarve”, me temën “Modeli i pushtetit të drejtë: Davudi a.s. dhe Sulejmani a.s.”.
Ligjëratën e mbajti hoxhë Mr. Hasan Baftijari, i cili foli për shembullin e drejtësisë, urtësisë dhe përgjegjësisë në udhëheqje, duke u bazuar në jetën dhe misionin e pejgamberëve Davud a.s. dhe Sulejman a.s. U theksua se pushteti në Islam është amanet dhe duhet të ushtrohet me drejtësi, përulësi dhe bindje ndaj Zotit.
Ligjëruesi solli mësime praktike mbi rëndësinë e drejtësisë në vendimmarrje, përdorimin e pushtetit për të mirën e njerëzve dhe lidhjen e fortë mes besimit dhe udhëheqjes së drejtë.
Ky aktivitet ishte pjesë e ciklit edukativ “Në gjurmët e të dërguarve”, që Forumi Rinor Islam – Dega Shkup do të vazhdojë ta zhvillojë me ligjërata të tjera frymëzuese nga jeta dhe mësimet e pejgamberëve.
Shkup, 26 dhjetor 2025









