Forumi Rinor Islam – Dega Shkup realizoi me sukses ditën e parë të Kampingut Dimëror, i cili po mbahet në Patishka Rekë, me pjesëmarrjen e aktivistëve të rinj.

Programi u hap me një fjalë përshëndetëse nga Kryetari i FRI Shkup, z. Afrim Demiri, i cili theksoi rëndësinë e këtij kampingu si një hapësirë afrimi, bashkëpunimi dhe përfitimi të ndërsjellë mes të rinjve, duke u uruar pjesëmarrësve një përvojë sa më të dobishme dhe të këndshme.

Gjatë ditës u realizuan aktivitete të ndryshme rekreative, atraktive dhe relaksuese, ndërsa pjesë e programit ishin edhe ligjërata nga hoxhë Ibrahim Sherifi dhe hoxhë Jusuf Beqiri, të cilat u pritën me interesim nga pjesëmarrësit.

Kampingu Dimëror do të vazhdojë edhe ditën e nesërme, me aktivitete të tjera edukative dhe rekreative!

Shkup, 15 janar 2025