Forumi Rinor Islam – Dega Kumanovë ka hapur siparin e aktiviteteve të Ramazanit me një iniciativë simbolike në shenjë mirëseardhjeje të muajit të shenjtë.

Në qendër të Kumanovë si dhe në disa pika të tjera të qytetit, anëtaret dhe aktivistet e FRI – Dega Kumanovë realizuan shpërndarjen e hurmave për kalimtarët e rastit, duke shënuar kështu fillimin e Ramazanit me një gjest modest, por domethënës.

Ky aktivitet tashmë është shndërruar në një traditë të bukur që përsëritet prej disa vitesh, me synimin për të përhapur frymën e Ramazanit, për të forcuar lidhjet me komunitetin dhe për të rikujtuar vlerat e solidaritetit dhe mirësisë.

Përmes kësaj nisme, FRI – Dega Kumanovë dëshmon përkushtimin e saj në angazhime që pasqyrojnë frymën e muajit të bekuar dhe rolin aktiv të të rinjve në shoqëri.

Kumanovë, 18 shkurt 2026