Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara për muajin e bekuar të Ramazanit, nën moton “Ramazani, përkushtim që e ndryshon shpirtin”, Forumi Rinor Islam – Dega Tetovë, në bashkëpunim me Organizatën Humanitare “Kalliri i Mirësisë”, shtroi iftar për nxënës, studentë, aktivistë dhe mysafirë të ndryshëm në ambientet e restorantit Fontana në Tetovë.
Ky aktivitet është tashmë një traditë e përvitshme ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve të ndryshme, hoxhollarë, profesorë, studentë dhe nxënës nga i njëjti rajon, si dhe anëtarë e aktivistë të FRI-së.
Me fjalë përshëndetëse, fillimisht të pranishmëve iu drejtua kryetari i Organizatës Humanitare, z. Nexhat Lika, i cili i përshëndeti të ftuarit dhe i falënderoi për pjesëmarrjen në këtë event. Gjithashtu, fjalë përshëndetëse mbajti edhe përgjegjësi i FRI-së për aktivitetet e ramazanit, në nivel qendror, z. Afrim Demiri.
Në fund, u bë edhe duaja e ushqimit.
Tetovë, 28 shkurt 2026











