Forumi Rinor Islam – Dega Tetovë, realizoi aksionin humanitar në kuadër të aktiviteteve të muajit të bekuar të Ramazanit, duke mbushur dhe shpërndarë rreth 100 shporta ushqimore për familjet në nevojë.
Këto pako ushqimore u shpërndanë për disa familje skamnore në Tetovë dhe në disa familje në Komunat e Tearcës dhe Zhelinës, me qëllim që sa do pak, tua zbusim nevojat ushqimore të përditshme.
Ky aktivitet u realizua falë angazhimit të vullnetarëve dhe mbështetjes së njerëzve vullnetmirë, të cilët edhe një herë dëshmuan frymën e solidaritetit, humanizmit dhe përkujdesjes për njëri-tjetrin që e karakterizon muajin e Ramazanit.
Të gjithë ata që dëshirojnë të bëhen pjesë e kësaj nisme humanitare dhe të kontribuojnë në mbushjen e shportave të Ramazanit, mund ta bëjnë këtë përmes donacioneve në tendën e FRI-së, në Pallma Mall në Tetovë.
Tetovë, 15 mars 2026









