Forumi Rinor Islam – Dega në Prilep, në natën e 27 të Ramazanit, realizoi aktivitetin tradicional “Kuizin Ikra”, në bashkëpunim me Komunën e Dollnenit.
Aktiviteti u zhvillua në hapësirat e Xhamisë Bedër dhe përfshiu një kuiz me pyetje nga sfera të ndryshme, me qëllim që të rinjtë të përfitonin njohuri të përgjithshme, si dhe të thellonin kuptimin e vlerave islame.
Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin një numër i madh i të rinjve nga fshati Cërnilishtë dhe rrethinat. Forma e zhvillimit të kuizit ishte e organizuar në grupe, ku pas një konkurrimi të ngushtë, vetëm tre finalistë arritën të shpërblehen me çmime, përfshirë një shumë parash dhe libra. Po ashtu, për pjesëmarrësit e tjerë, FRI dega në Prilep dha lëvdata për angazhimin dhe pjesëmarrjen e tyre.
Ky aktivitet ka për qëllim nxitjen e njohurive dhe edukimin e të rinjve në frymën e këtij muaji të shenjtë, duke forcuar gjithashtu bashkëpunimin institucional në shërbim të rinisë.
Prilep, 16 mars 2026













