Forumi Rinor Islam – Dega Kumanovë ka realizuar një aktivitet humanitar në ambientet e Shoqatës për Edukim Special “Vlera”, ku janë shpërndarë dhurata për fëmijët me nevoja të veçanta.
Aktiviteti u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocione, ku buzëqeshjet e fëmijëve dëshmuan gëzimin që solli kjo iniciativë. Përmes këtij veprimi, Forumi Rinor Islam shpreh përkushtimin dhe solidaritetin ndaj kategorive më të ndjeshme të shoqërisë.
Organizatorët theksuan se përkrahja ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta dhe familjeve të tyre duhet të jetë e vazhdueshme, duke shtuar se aktivitete të tilla ndikojnë në rritjen e vetëdijes dhe në përfshirjen sociale.
Kumanovë, 18 mars 2026










