Forumi Rinor Islam – Dega Shkup realizoi me sukses takimin e radhës me bursistët, duke organizuar një aktivitet me vlerë të veçantë edukative dhe motivuese.
Në kuadër të këtij takimi u trajtua tema: “Zhvillimi i identitetit profesional”, një ndër çështjet kyçe për të rinjtë në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional. Ligjëratën e mbajti psikologia e nderuar Haxhere Aliu, e cila me profesionalizëm dhe përkushtim solli një qasje të thelluar mbi rëndësinë e njohjes së vetvetes, vendosjes së qëllimeve të qarta dhe zhvillimit të aftësive që ndikojnë drejtpërdrejt në suksesin profesional.
Takimi u zhvillua në një atmosferë interaktive dhe bashkëbiseduese, ku bursistët patën mundësinë të parashtrojnë pyetje, të ndajnë përvoja dhe të përfitojnë këshilla konkrete për zhvillimin e tyre personal dhe profesional.
Forumi Rinor Islam vazhdon të mbetet i përkushtuar në organizimin e aktiviteteve që synojnë fuqizimin, edukimin dhe orientimin e rinisë drejt një të ardhmeje të suksesshme dhe me vlera.
Shkup, 5 Prill 2026









