Forumi Rinor Islam – Dega Shkup realizoi me sukses ligjëratën e parë nga cikli edukativ “Në gjurmët e Muhammedit a.s”, duke mbledhur të rinj dhe dashamirë të dijes në një atmosferë reflektuese dhe edukative.
Tema e trajtuar ishte “Meka para shpalljes – një shoqëri në kërkim të drejtimit”, e ligjëruar nga Hasan Baftijari, i cili solli një pasqyrë të qartë mbi gjendjen shoqërore, morale dhe fetare të Mekës para ardhjes së shpalljes hyjnore.
Gjatë ligjëratës u theksuan sfidat dhe devijimet e asaj kohe, si dhe nevoja e njerëzimit për udhëzim hyjnor, duke e lidhur këtë realitet me mësime të vlefshme për shoqërinë e sotme.
Ky aktivitet shënon hapin e parë të këtij cikli ligjëratash, i cili synon të sjellë më afër jetën dhe mesazhin e të Dërguarit ﷺ.
Aktivitetet në kuadër të këtij cikli do të vazhdojnë edhe në vijim me tema të tjera të rëndësishme.












