Një nënë 70 vjeçare nga Turqia, ka vendosur që shumën e marrë nga shteti si dëmshpërblim për të birin e saj të vrarë ushtar gjatë operacioneve ushtarake, do e dhurojë për ndërtimin e një shkolle.
Pas vrasjes së të birit në një atentat terrorist në perëndim të Turqisë, Aishe Ergy, është dëmshpërblyer nga shtetit turk, si dhe i është lidhur një pension për humbjen e të birit. Ajo tregon për mediat se shumën e mbledhur nga pensioni dhe dëmshpërblimi, ka vendosur ta dhurojë për ndërtimin e një shkolle pranë godinës së saj të banimit. Ajo sqaron se ka mbledhur shumën prej 140.000 dollarësh amerikanë përgjatë 15 viteve, që nga vdekja e të birit.
Ajo u është drejtuar organeve kompetente pranë prefekturës së qytetit dhe u ka shprehur dëshirën për dhurimin e kësaj shume për ndërtimin e shkollës. Ky akt i ka prekur punonjësit e prefekturës, pasi është komentuar si një akt altruist dhe bamirës tepër i veçantë. /ardhmeriaonline/
EDITOR
12 years ago
previous article
Subrata Roy multimiliarder i rremë, nuk ka as 1 milion dollarë!
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
12 months ago