Forumi Rinor Islam – Dega Shkup, në kuadër të aktiviteteve të projektit “Eureka”, realizoi një aktivitet me të rinjtë, përmes artit filmik, duke synuar nxitjen e reflektimit dhe motivimit për zhvillim personal.
Pjesëmarrësit patën mundësinë të ndjekin filmin kushtuar Naim Süleymanoğlu, një prej emrave më të njohur në historinë e peshëngritjes botërore, jeta dhe rrugëtimi i të cilit përcjellin mesazhe të rëndësishme për vendosmërinë, guximin dhe përkushtimin ndaj qëllimeve.
Pas përfundimit të filmit, të rinjtë zhvilluan një diskutim të përbashkët, ku reflektuan mbi sfidat, sakrificat dhe mësimet që mund të nxirren nga rrugëtimi i tij, duke i ndërlidhur ato me synimet dhe sfidat e tyre në jetën e përditshme.
Përmes historisë së Naim Süleymanoğlu, pjesëmarrësit patën mundësinë të reflektojnë mbi zgjedhjet, sfidat dhe synimet e tyre, duke e përmbyllur aktivitetin me ide dhe perspektiva të reja për rrugëtimin e tyre personal.
Shkup, 17 tetor 2026










