Forumi Rinor Islam – Dega Shkup vazhdoi ciklin e ligjëratave “Fragmente nga jeta e sahabeve”, me ligjëratën e dytë me titull “Njeriu që mbushi botën me drejtësi – Omeri r.a.”, të realizuar nga hoxhë Mr. Fevzi Musliu.

Programi filloi me leximin e ajeteve kuranore nga hfz. Sejjid Idrizi, duke i dhënë këtij takimi një atmosferë të veçantë shpirtërore.

Gjatë ligjëratës u trajtuan jeta dhe personaliteti i Omerit r.a., një prej figurave më të shquara të historisë islame, i njohur për drejtësinë, guximin dhe përkushtimin e tij ndaj së vërtetës. Përmes ngjarjeve dhe momenteve të rëndësishme nga jeta e tij, të rinjtë patën mundësinë të njihen më nga afër me shembullin e tij në udhëheqje, përgjegjësi dhe trajtim të drejtë të njerëzve.

Përmes këtij cikli, Forumi Rinor Islam – Dega Shkup synon t’ua afrojë të rinjve jetët dhe shembujt frymëzues të sahabëve të Pejgamberit Muhammed a.s., duke nxjerrë në pah mësime dhe vlera që mbeten të rëndësishme edhe në kohën tonë.

Cikli do të vijojë me ligjërata të tjera javore, të cilat do të sjellin në vëmendje shembujt, sakrificat dhe mësimet e çmuara nga jeta e sahabëve, si udhërrëfim për të rinjtë në jetën e tyre të përditshme.

Shkup, 20 tetor 2026