Në vazhdën e aktiviteteve të fushatës me rastin e ditës ndërkombëtare të shëndetësisë “Preventiva më e mirë se shërimi”, Asociacioni për Afirmimin e Gruas (AAG) organizoi ligjëratën e rradhës, këtë herë në Komunën e Haraçinës.
Ligjërata në fjalë u mbajt më datë 13.04.2013 në lokalet e shkollës fillore të kësaj komune. Tema e ligjëratës ishte “Keqpërdorimi i medikamenteve” dhe u ligjërua nga mjekja Ajsere Rushiti.
Gjatë elaborimit të temës ligjëruesja u përqëndrua kryesisht mbi medikamentet anti- reumatike, anti-biotikët, anti-depresivët, anti-hipertensivët dhe anti-kontraceptivët, ngaqë të lartëpërmendurat janë ato që konsumohen më së shpeshti.
Në pjesën e dytë të ligjeratës, ligjeruesja iu përgjigj pyetjeve të parashtruara nga të pranishmet.
Ndërkaq, në  krejt në fund u shpërndanë fletushka të përgatitura nga AAG-ja, me qëllim të informimit dhe ngritjes së vetëdijes mbi përdorimin adekuat të medikamenteve.

Departamenti për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun
Asociacioni për Afirmimin e Gruas