Abdul Hakim Murad
Abdul Uedud el-Shalabi, ka vërejtur se një shoqëri bëhet me të vërtetë dekadente vetëm kur “dekadenca” si një parim nuk përmendur kurrë në debatin publik. Brezat e parë të myslimanëve dhe të krishterëve ishin përgjithmonë të shqetësuar në lidhje me padrejtësitë ndaj tyre, në krahasim me epokat e arta të kaluara të mirësisë dhe shenjtërisë. Por në epokën tonë të vetëkënaqësisë, ti bësh thirrje idesë së dekadencës, do të thotë t’i bësh ftesë akuzave të një romanticizmi reaksionar i cili është i vetë-perceptuar dhe mjaftueshëm së mbrapshti, si një dekadencë.
Myslimanët e shohin perëndimin me një sy kritik, por plot mëshirë, të shqetësuar nga mungesa e modës së vjetër e vetë-shqyrtimit të vetvetes. Ne konstatojmë se kultura dominuese nuk e shmang më vetëkënaqësinë përmes referimit tek përsosmëria e kaluar morale dhe kulturore, sesa tek paradigma sipas së cilës nënshtrimi i arritur tani është edhe përtej konsensusit liberal. Në këtë botë të përmbysur ambicioze, është e ardhmja ajo që duhet të na shërbejë si model dhe kurrsesi diçka nga e kaluara. Në fakt, asnjë e vërtetë e egër (blasfemuese) ligjëruese, nuk është e mundur në shoqëritë moderne, përveç asaj që shkel liberalizmin totalitar, që gjoja është e gjeneruar nga ndërgjegjja autonome popullore. Por që shpesh kjo është e prodhuar nga elita e vogël, që shpesh është personalisht e pamoralshme, por megjithatë e ideologjizuar dhe që dominon median dhe e skalit opinionin publik në formë gjithnjë e më të çuditshme dhe të paprecedentë.
Debati mbi statusin e familjes qëndron në zemër të përplasjes aktuale ideologjike mes Veriut të fryrë por “dekadent” dhe Jugut të varfëruar në mënyrë progresive, një konflikt ky përmes së cilit komuniteti ynë po përpiqet që të ripërkufizojë veten dhe të mbijetojë. Kjo kulturë e përplasjes është shumë e rëndësishme për vetë-perceptimin e secilës palë dhe mbi të gjitha tashmë është i pashmangshëm. Duket se sa herë që ne ndezim televizorët tanë dhe rrimë duarkryq, do të vëzhgojmë paragjykimin verior dhe pasigurinë e qenies së transmetuar nga një dietë e pafund dhe e nxehtë dokumentarësh në lidhje me sëmundjet e paepura të Botës së Tretë rreth familjes qendrore. Po ashtu edhe hezitimin e shkëlqyer të popujve të saj për tu përshtatur ndaj doktrinave sociale të demokracive liberale. Për perëndimorët mesatarë, kjo mënyrë e vetme polemike duket e kënaqshme dhe e pakontestueshme dhe konfirmon, ashtu sië hedh edhe hamendësime të superioritetit të cilat qetësojnë nervozizmin rreth problemeve në shoqërinë e tij. Ajo formëson opinionin publik që shkon duke u pajtuar në likuidimin e palestinezëve, boshnjakëve apo ëeçenëve me qetësinë (por me vetëdrejtësi të shpallur) që ndikon tek fajtori. Në të vërtetë, është e vështirë t’i rezistosh përfundimit se doktrinat sociale të Perëndimit modern janë farkëtuar vitet e fundit të shekullit të ideologjive perandorake, ashtu sikurse polemizuesit përdorin feminizmin ortodoks dhe homoseksualizmin, si shkopinjtë më të përkryer për të goditur Botën e Tretë. Njëqind vite më parë të krishterët e bardhë ndërhynë me çdonjërin për hir të dogmës fetare dhe tregtisë, kurse tashmë ato veprojnë në mënyrë të tillë për shkak të dogmës sociale dhe tregtisë. Por përqendrimi themelor i përbuzjes ka mbetur në thelb i pandryshuar.
Myslimanët që jetojnë në perëndim janë vendosur në një këndvështrim interesant mbi këtë çështje. Teksa shumë teologë myslimanë kanë shkruar mbi “procesin perëndimorizues” në botën myslimane si dhe efektet zullumqare në jetën familjare, realiteti, ashtu siç disa prej tyre kanë vënë në dukje, është se ky proces është duke u udhëhequr nga elitat e vjetruara sekulariste, formësimi kulturor i së cilëve ishte arritja e fuqive të vjetra perandorake. Stili i jetës familjare i shumicës së laikëve sirianë apo turq, nuk është ajo e një evropiani modern, pavarësisht pretendimeve të zemëruara të tyre për të kundërtën. Rrobat e tij, orenditë, ritualet e martesës dhe shumë detaje të jetesës janë më evidente të viteve 1940 dhe 1950, sesa të realiteteve aktuale të ekzistencës perëndimore. Dhe kështu rrjedha kryesore e debatit të myslimanëve mbi ndryshimet në familje, e udhëhequr nga mendimtarë të tillë si Anuer An Xhindi dhe Razim Ozdenoren, priret të jetë me rëndësi, të paktë për gjendjen tonë këtu në zemër të tokës së “çliruar” të Perëndimit.
Teksa ne përpiqemi që të teorizojmë gjendjen tonë, ne jemi të konfrontuar në të njëjtën kohë nga ironia që vendi në të cilin shumë prej nesh migruan nuk ekziston më. Duke u kthyer pas në vitet 1950 dhe në fillimet e 1960, vlerat e familjes britanike ishin ende të pranuara, pasi rridhnin nga një traditë e madhe fetare e rrënjosur në truallin e familjes edukative Abrahamike. Ndërsa debatet e doktrinave midis Islamit dhe Krishterimit mbeten të mprehta, supozimet morale dhe sociale të “mysafirëve punëtorë” dhe “mikpritësve” të tyre ishin në shumë aspekte të sigurta dhe produktivisht të ngjashme.
Kjo mbivendosje tashmë pothuajse është larguar. Edhe kishat nuk pretendojnë më të jenë koherente dhe zërat bindës të së vërtetave morale absolute, ashtu siç shkëmbinjtë e lashtë të ngjashëm me sfungjerin, e gjejnë veten e tyre të mbushura dhe të riorganizuara nga stuhitë e rërës liberale. Kardinali Hjum, kryezëdhënësi i katolikëve britanikë, zakonisht dhe qartësisht kohët e fundit ka bërë vërejtje pajtuese në lidhje me homofobinë, ndërsa një peshkop anglikan me shkëlqimin e xhinseve të ngushta dhe xhaketës së lëkurës, ka deklaruar në mënyrë të hapur marrëdhënien e tij me një burrë tjetër. Deri më tani nga përfaqësimi i vlerave për grupimin e tyre, 200 nga 900 priftërinj të Londrës thuhet se janë regjistruar për tendenca homoseksuale. Një numër i madh i organizatave dhe individëve të krishterë dhe hebraikë, po këndojnë në mënyrë tejet shprehëse virtytet e Sodomës, e cila duket e vendosur që të rritet gjithnjë e më shumë nga brohoritjet e sekularistëve, derisa zërave të mbetur të traditës t’u mbyllet goja përfundimisht.
E gjitha kjo nënkupton se komuniteti mysliman, tashmë i margjinalizuar në drejtim të klasës, racës dhe ekonomisë, po përballet me një formë tjetërsimi potenciale të mëtejshme dhe në formë më drastike. Kjo, pasi të sapoardhurit të cilët janë mbrojtësit e vetëm të vlerave që duhet të njihen si legjitime nga brezat e mëparshëm të britanikëve, janë në një pozitë çorientuese.
Tashmë lëvizje të tilla po bëjnë përparime nëpër kampuse. Por një sprove të tillë të cekët dhe sterile, i duhet rezistuar, edhe në qoftë se besimi ynë është me të vërtetë aq i fortë saqë edhe kritikuesit tanë do të donin ta besonin. Ajo duhet të rezistojë me lehtësi dhe në favor të një zotërimi shumë më të pjekur dhe të frytshëm në marrëdhëniet tona me “komunitetin pritës”.
Por, një strategji për artikulimin e një qëndrimi të tillë duhet të bazohet në njohuritë që tradicionalizmi mysliman nuk apelon në një lloj pranimi thelbësor “Metanarrativ”, pretendimet e të cilëve për të vërtetat objektive janë më pak të rëndësishme sesa statusi i tyre si përcaktues të identitetit kulturor. Ky ka qenë gabimi emergjent i kundërshtive thelbësorë të shekullit të XX, veçanërisht fashizmit dhe komunizmit; dhe e gjitha kjo është shpesh e afërt me gabimin e aktivistëve myslimanë, vigjilenca e të cilëve ndaj realiteteve shpirtërore është në vartësi, apo edhe e zëvendësuar nga kërkesa për pseudo-ngushëllimin shpirtëror të origjinalitetit. Tregimi i civilizimit mysliman, frymëzues për Vëllazërinë Myslimane dhe ringjallësit neo-osman deri në vitet 1970, papritur i ka dhënë udhë teorikëve utopikë të “Selefistëve”, nën pretendimin problematik që Selefët ndoqën një shkollë të qëndrueshme të mendimit; por në mesin e pasuesve dhe në asnjë pozicion nuk kemi mundur të gjejmë asnjë tip të menjëhershëm dhe të përgjegjshëm të besimit që tregon ashtu siç kërkon një besim i vërtetë, më tepër një etikë të rrënjosur në dhembshuri dhe shqetësim sesa në një mani kronike me pastërtinë.
Kjo do të thotë se nëse myslimanët në Britani mund të luftojnë “ideologjizimin” varfërues dhe përjashtues të Islamit që ka zënë vend në disa vende myslimane dhe të rikthejnë një imazh të të rrënjosur besimit në shqetësim e menjëhershëm dhe të sinqertë për mirëqenien njerëzore nën një Zot të dhembshur. Në të kundërt të kësaj ne do të vijojmë të dështojmë për të kontribuar në debatin kombëtar në lidhje me këtë apo ndonjë çështje tjetër të momentit real. Nuk është e mjaftueshme për përjashtuesit të ngrenë supet, “E kujt i plasi se çfarë mendojnë jobesimtarët”. Myslimanët që janë të drejtuar nga Kurani duhet të jenë një shembull për të tjerët. Ne nuk mund të jemi një shembull ose transmetues të suksesshëm të mesazhit që Zoti ka shpallur, nëse fshihemi në getot kulturore dhe veprojmë në mënyrë gërryese dhe arrogante kundrejt atyre ndaj të cilëve ne marrim kënaqësi të tilla therëse duke i konsideruar përtej caqeve. Në vend të kësaj ne duhet të ndërmarrim shtegun më të vështirë të kuptimit të dilemave reale të kësaj shoqërie, dhe më pas atë edhe më të vështirë të sugjerimit me mirësi të një ilaçi që mund të jetë një ndihmë e vërtetë.
Koha për një mbrojtje të tillë është tani. Në javët e fundit, disa figura fetare në Britani kanë ofruar mendimet e tyre, shpesh plot ankth, në përgjithësi bindëse, në lidhje me tragjedinë e rënies progresive të familjes. Peshkopi i Liverpulit së bashku me kreun e Rabinëve e kanë përmbledhur procesin me statistikat e zakonshme: 34 % e fëmijëve britanikë kanë lindur jashtë martesave; një përqindje e ngjashme e të rriturve vuajnë thyerjen e zemrave nga divorci, brenda 20 viteve më pak se gjysma e fëmijëve britanikë do të sillen në jetë nga vetë prindërit e tyre dhe kështu me radhë. Disa dyshojnë nga katastrofat praktike të cilat pasojnë: në Shtetet e Bashkuara, thuhet se mbi gjysma e të burgosurve janë nga familjet e shkatërruara, ndërsa burrat dhe gratë janë të njohur për vuajtjet që u shkaktojnë dëme të thella psikologjike nga divorcet e prindërve edhe në jetën e mesme apo moshën e thyer. Shepard dhe Saks vajtojnë së bashku se në një botë në ndryshim të shpejtë ku streha familjare s’ka qenë kurrë më e nevojshme si nga fëmijët ashtu edhe nga të rriturit në mënyrë të ngjashme, ajo duhet të jetë e mbytur nga shumica themelore e të gjitha mëkateve: egoizmi. Askush nuk pëlqen bërjen e një sakrifice: ne përkulemi në idhullin e lirisë personale, të gjithë bërtasin për të drejtat tona dhe zemërohemi nën detyrat tona. Mësimi është irritues por i qartë: egocentrizmi Theçerian që përbën hyjnizimin e anokatisë së Adam Smithit për konkurrencën dhe interesin vetjak si çelës për përparimin kolektiv shoqëror po pretendon kaq shumë viktima saqë po rrezikon ndërmarrje të tëra. Lakmia krijon burra të pasur dhe Kancelarë të lumtur, por ajo tashmë shfaqet se vjen me çmime afatgjata. Faturat gjigande sociale dhe ekonomike po përfshihen në policë të veçantë, burgje, punonjës social si dhe një krizë në rritje të kontrolleve DHSS. Revolucioni socialist ka dështuar tashmë, dhe se kapitalizmi gjithashtu duket se mund të mbytet në kontradiktat e veta.
Deri më tani, mirë. Është e pakontestueshme, dhe jo vetëm për njerëzit fetarë, që lakmia ka qenë një fajtor. Dhe ende lutjet për një rikthim të altruizmit janë dëgjuar aq shpesh në shekujt e kaluar, dhe me kaq pak efekt të manifestuar, që ato nuk mund të shihen si mbartës të një zgjidhje mjaftueshëm të besueshme. Nëse fetë me të vërtetë kanë kapacitetet për të kapërcyer pasojat më të këqija të mëkateve të njeriut, atëherë ato duhet të pranojnë atë thirrje të thjeshtë për të “qenë i mirë” që rrallë kanë ndikim të madh, si dhe duhet të shoqërohet nga një paradigmë praktike për reformë. As peshkopi dhe as rabini nuk duken se kanë shumë për të ofruar në atë që është praktike dhe konkrete, e cila është ndoshta arsyeja se pse ato kanë qenë të toleruar dhe të mbështetur nga politikanët dhe media liberale. Por myslimanët, të zotët e një sistemi fetar nëpërmjet një ndërmjetësi statusi i së cilit si “një mëshirë për kombet” u manifestua në një program konkret social ashtu si edhe moral. Ne e dimë se gjendja aktuale e shoqërisë nuk do të mund të reformohet kurrë nëpërmjet predikimeve. Për të duhen gjithashtu edhe ndryshimet strukturore: dhe duke patur parasysh seriozitetin e problemit, ne nuk duhet të jemi të befasuar për të mësuar se ato mund të jenë të dhimbshëm.
Në vështirësi dhe më pak të dukshme se shkaqet e rënies së familjes janë arsyet se pse ideologët themelues refuzojnë t’i njohin ato. Politikanët janë shembulli më flagrant: dorëheqja për kërkimin e faljes nga ministri i statusit social Robert Hjuxhs në mënyrë që të “riparonte martesën e tij” pas një hallakatje të paligjshme është thjesht e fundit në një varg të deri tanishëm të incidenteve sinqerisht të mërzitshme që tregojnë institucionin politik (dhe jo vetëm të moralizimit të zotit Ashdoun, liderit të Partisë Liberal Demokrate të Britanisë së Madhe, si të ketë qenë i imunizuar) si kryesisht të paaftë për të udhëhequr një jetë morale. Dhe ende të gjitha gjurmët që ne kemi nevojë mbeten të arkivuara në zyrën e çdo deputeti. Aty para tavolinës së tij, duke i shtuar pak nuancë çdo momenti të lodhshëm të shkrimit të letrave, është kjo prani anarkike që po të mos ishte e mirë kopsitur në të vërtetë do të mund të provonte shpërbërjen e tij. Numri i deputetëve që i kanë sekretaret si gra të dyta është e dyta pas grave surrogate pa kurorë. Vetëm idiotësia anormale – apo mirësjellja – mund të injorojë faktin se në qoftë se një politikan, i akuzuar me këtë erotizëm që duket se e gjeneron pushteti, punon me orë të vona me një anëtar të një seksi të kundërt, zjarri epshor është më tepër se i mundshëm. Nën kushte të këtilla sistemi nuk ofron asnjë mbrojtje apo gjithçka tjetër për fëmijët dhe gratë e vuajtura, të cilët mund të traumatizohen edhe deri në pikën e vetëvrasjes. Sërish, nocioni shkatërrues se të drejtat individuale marrin përparësi ndaj të drejtave të familjes ka rezultuar në degradimin e të dyjave.
Por politika është thjesht shembulli më famëkeq i një mjedisi në të cilin, ashtu siç iranianët thonë “zjarri bashkëjeton me pambukun”. Teksa zbulohet, debati i makthit aktual mbi ngacmimin seksual zor se mbetet ndonjë sferë publike në të cilën nuk shkelin dëshirat private. Asnjëherë më parë nuk ka patur një shoqëri në të cilën burrat dhe gratë të përzihen kaq rastësisht, dhe ku mundësia radikale e rritur për tundim dhe pabesi është kaq e qartë sa edhe shumica e gazetarëve anti-moral, politikanë apo strateg social mund ta shohin atë.
Në romanin popullor të Tom Volfe,”Zjarri i madh i kotësive”, një financier i ri shkel kurorën, duke shkatërruar gruan dhe vajzën e tij, thjesht pasi Nju Jorku është një qytet i “mbytur në epsh” dhe ai ishte fëmija i tij. Nuk është thjesht rutina e përzierjes së gjinive që sjell rrënimin e tij. Kudo që soditin, sytë e tij shohin reklama, pornografi, histori të reja dhe modë shtypëse që lë të kuptojnë dhe bërtasin më zë të lartë sharmin e seksit pa pagesë. Kurorëshkelësi Volfe është një njeri i zakonshëm dhe jo një njeri krejtësisht i keq: ai thjesht po jeton në një botë në të cilën shumica e qenieve njerëzore nuk mund të sillen me përgjegjësi.
Nju Jork nuk është ende Londra – por Atlantiku rritet ngushtë gjatë gjithë kohës, dhe erotizmi i hapësirës publike është bërë pjesë e kulturës sonë. Burrat me gratë e moshës së mesme kanë gjasa që të tundojnë, shkurt për një aventurë të sëmurë me turpëri të thekshme. Tani, me një tepri të mishit që u kujton atyre dhimbje në çdo hap të asaj që ata janë të humbur, ata kanë të ngjarë të mbeten besnikë dhe nëse janë budallenj, ose i përkasin asaj kategorie të qenieve njerëzore moralisht të fuqishme që gjithmonë ka qenë dhe gjithmonë do të jenë një pakicë.
Nëse ndërmarrim një diagnozë, edhe pse mjaft e qartë: por a gjendet një kurë? Islami njeh si një kundravajtje madhore një krim që është i paimagjinueshëm në perëndim: khalua, apo “izolimi i paligjshëm”. Katastrofat morale gjithmonë kanë parathëniet; Islami kërkon ta zvogëlojë matricën sociale në të cilën mund të ndodhin parathënie të tilla. Kështu pra është angazhimi ynë për edukimin e ndarë seksual. Jo për dëshpërimin absurd të drejtoreshës Klakmanan e cila muajin e kaluar paraqiti rregullin se nxënëset femra dhe meshkuj nuk duhet të rrinë më afër se 6 inç nga njëri-tjetri, për shkak të “ pranverës rrotull”. Por shkollat janë pikat e nisjes më të dukshme. Vendet e punës gjithashtu, duke mos penguar përparimin e femrës, duhet të sigurojmë që të drejtat e bashkëshortëve janë të mbrojtura duke mohuar të gjitha mundësitë e veçimit të paligjshëm në zyrë. Politikanët dhe njerëzit e biznesit që këmbëngulin në punësimin e një asistenti personal të seksit të kundërt duhet të shpjegojnë arsyet e tyre. Pornografia dhe reklamat nën-pornografike duhet të censurohen me kujdes si poshtëruese të patolerueshme dhe si një nxitje për pabesi martesore, detyra e censurimit duhet t’u besohet atyre feministëve që me të drejtë i kundërshtojnë portretizime të tilla të gjinisë së tyre.
Tragjedia për Britaninë është, sigurisht që ky kompensim, ndërsa si e vetë-identifikuar meriton zbatimin ashtu si makineria e seksit në vetvete, do të hidhet mënjanë me habi dhe përbuzje gjatë kalimit tek gazetarët dhe politikanët. Të bindur se Islami nënkupton diskriminim me anë të politikave të tij të ndarjes gjinore, dhe privatisht të depresionuar nga perspektiva e zhdukjes së interesit seksual në punë, e njëjta qasje liberale që vajton brishtësinë e marrëdhënieve moderne do të vazhdojë të inkurajojë dhe jetojë në mjedisin publik i cili është vetë rrënja e problemit.
Por Islami nga vetë natyra e tij pozicionohet në pikëvështrimin afatgjatë, dhe ne nuk duhet të zemërohemi. Procesi i rrënimit të familjes është provuar si shumë radikal në pasojat e tij ekonomike dhe humane derisa përfundimisht të vijë koha kur dekadenca do të njihet për atë që është dhe zgjidhjet radikale do të merren në konsideratë. Pastaj, shumë shpejt ndoshta, konservatorizmi parimor mysliman që është kaq i përqeshur sot, do të vijë në veten e tij.
Përktheu: Ervin Hakorja
EDITOR
12 years ago
previous article
Beshar Esed: Fitoj unë ose Siria merr fund
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
2 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
2 hours ago