Minarja e një prej xhamive më të vjetra në Siri u shkatërrua dje nga shpërthimet që ndodhën në Aleppo. Qeveria e presidentit Bashar Asad dhe rebelët akuzuan njëri-tjetrin për shkatërrimin e xhamisë e shpallur nga UNESCO si trashëgimi botërore.
Mësohet se Xhamia Umayyad kishte nisur të ndërtohej në vitin 1090. “Kjo është një fatkeqësi. Në aspektin e trashëgimisë, kjo është më e keqja që kam parë në Siri. Jam i tmerruar’tha Helga Seeden, një profesor i arkeologjisë në Universitetin Amerikan të Beirutit. /albeu.com/