Sir Alex Ferguson ka shpërblyer kosovarin Adnan Januzaj me një vend në ekipin e parë të Manchester United, njofton sajti i klubit.
-Unë nuk mund t`ia prononcoj atij emrin, vetëm e thërras Adnan. Ai është njëri prej talenteve më premtues që kemi, ka thënë Fergie.
Januzaj do ta mbajë fanellën me numrin 44, si një shpërblim për paraqitjet e mira që bëri për ekipin U-21 të United.