Mesfushori kosovar, Valdet Rama, ka bërë një hap të madh përpara në karrierë. 25-vjeçari nga Mitrovica ka kaluar nga Orebro e kategorisë së dytë të Suedisë te skuadra Real Valladolid që garon në ligën më të fortë evropiane, La Ligan spanjolle.
Rama të enjten ka firmosur për gjashtë muaj me Valladolidin me mundësi të vazhdimit të kontratës edhe për dy vjet, nëse klubi është i kënaqur me paraqitjet e tij.
Ai është lojtari i parë kosovar që do të luajë në kampionatin spanjoll. Prej shqiptarëve është i dyti pas Ardian Gjokajt. Gjokaj që është nga Mali i Zi, kishte luajtur për Mallorcan në vitet 1999 e 2000.
EDITOR
12 years ago
previous article
Informatori i FRI-së – 3
next article
Gjermania heq pagesën për studime në fakultete
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago