Dr Selman Aude
Kur imagjinata jonë portretizon gjëra, ajo që ndodh është se i nxjerr fotot nga magazina e trurit në skenën e syrit.
Dikur, kam lexuar një thënie të Sokratit, sipas të cilës “Imagjinata është tregues i zgjuarsisë”. Kisha goxha dyshime rreth vërtetësisë së kësaj thënie, pasi nuk isha ushtruar me imagjinatën. Personat që më rrethonin mendonin se imagjinata e shfrenuar e fëmijës, është një fazë dhe kalon shpejt. Rregullat e shtëpisë, shkollës dhe institucioneve të edukimit, e injorojnë imagjinatën e njeriut, duke u bazuar kryesisht në memorizim, përsëritje, diktim, ushtrim dhe bindje. Sakaq, imagjinata është strukur në një qoshkë fëminore kushedi ku të trurit.
Më vonë, vura re se kur imagjinojmë dikë duke shtrydhur një limon të thartë, nga i cili rrjedh lëngu karakteristik, menjëherë na lëshon goja lëng.
Ajo është një ndjesi e cila shpërthen nga burime të brendshme.
Kur imagjinojmë një bukuri përrallore, ndjejmë të na shpërthejnë energji të brendshme, sikur jemi duke e parë realisht.
Kur dëgjon zërin e telefonuesit, menjëherë truri ta portretizon imazhin e tij, duke e bërë të përkojë menjëherë me intonacionin e zërit.
Kur imagjinon një person të shtrenjtë për të cilin të merr malli, harron gjithçka dhe gjithkënd që ke përreth. Në ato çaste, të duket sikur po i flet dhe sikur të përgjigjet, sikur i përcjell ndjenjat e tua të vërteta. Mendja dhe truri yt kanë udhëtuar drejt tij, duke e lënë trupin mes njerëzve që të rrethojnë.
Trupin është me mua, kursi shpirti tek ju
Trupi është emigrant, kurse shpirti në atdhe
Njerëzit habiten me mu
Me një trup pa shpirt dhe shpirt pa trup
Le ta shohim këtë hadith profetik:
Transmeton Eub Hurejre, se e ka dëgjuar të dërguarin e Zotit a.s të thotë:”Imagjinoni sikur para shtëpisë tuaj rrjedh një lum dhe ju laheni pesë herë në ditë. A do u mbeste papastërti në trup?” Të pranishmit u përgjigjën:”Jo o i dërguar i Allahut.” Profeti a.s u tha:”Kështu është dhe namazi, me të cilin Zoti u pastron gjynahet.” (Buhari dhe Muslim)
A mundesh ta lexosh këtë hadith dhe të mos e imagjinosh veten tek pragu i derës së shtëpisë dhe para teje lumi që rrjedh?
Nëse nuk e ke imagjinuar më parë, s’kam dyshim se do e imagjinosh tani në këto çaste. Koha dhe jeta jote janë shumë të vyera dhe s’ke përse ti kyçësh vetëm në kufijtë kohorë të aktualitetit, sikur mendja të ishte një i burgosur i hekurave të çastit aktual.
Teksa lexon suren:”Vallë, a nuk ke dëgjuar ti se si bëri Zoti yt me njerëzit e elefantit?” është e pamundur ta bllokosh imagjinatën, e të mos mendojë për zogjtë Eba Bil, të cilët hedhin gurët e zjarrtë mbi ushtrinë e Ebrehas. Është e pamundur që të mos i imagjinosh ushtarët e tij, të shtrirë si kashtë e tharë dhe e rrëzuar.
Është e pamundur të lexosh suren Adijat dhe të mos imagjinosh tufën e kuajve të azdisur, teksa vrapon lart e poshtë, duke shkelur tokën me thundra dhe duke sulmuar armikun ditën. Është një skenë dramatike dhe plot dinamizëm.
Kush është ai që lexon për kënaqësitë e xhenetit dhe dënimin e zjarrit, pa i sjellë ndërmend fytyrat që shprehin kënaqësi dhe të tjerat që shprehin vuajtje?
Përse rrëqethen dhe zbuten zemrat me përkujtimin e Zotit? Kjo, edhe pse kënaqësitë e botës tjetër me ato të kësaj bote, kanë të përbashkët vetëm emrat, asgjë tjetër.
Një ditë, teksa kaloja rrugës, më zunë sytë libra të shumtë, të radhitur mbi trotuar. Mes tyre, dallova librin “Fantazia” të Haridh ibnu Esed El-muhasibij. E bleva dhe e lexova si i babëzitur. E pashë veten përballë me udhëtimin e jetës, vdekjes, dënimin dhe kënaqësitë.
Imagjinata, e mundëson njeriun të jetojë në mesin e ngjarjeve, i përfshirë totalisht prej tyre dhe jo si një vëzhgues i jashtëm.
Në hadithin e transmetuar nga Abdullah ibnu Umer, thuhet:”Kush dëshiron ta përjetojë Ditën e Kiametit, sikur e sheh me sy të lirë, le të lexojë suren “Kuvviret”, suren “Infitar” dhe suren “Inshikak”. (Ahmed, Tirmidhij, Taberanij)
Kur bëhet fjalë për emrat dhe cilësitë e Zotit, imagjinata dhe fantazia nuk vlen. Thotë Zoti në Kuran:”ata nuk mund ta ngërthejnë dijeninë e Allahut.” (Taha, 110)
“Shikimet njerëzore nuk mund ta arrijnë Atë, ndërkohë që Ai i arrin shikimet e të gjithëve.” (En’am, 103)
Megjithatë, është e pamundur ti vihet fre trurit dhe të mos orvatet ta imagjinojë. Për këtë, dijetarët thonë:”Çfarëdo imazhi për Zotin të të vijë në mendje, Ai nuk është i tillë.”
Thotë profeti Muhamed a.s:”Ju do e shihni Zotin tuaj, ashtu siç shihni hënën e plotë, pa u shtyrë me njëri-tjetrin për ta parë.” (Buhari, Muslim)
Kur Profeti a.s e përkufizon Ihsanin, thotë:”Ta adhurosh Zotin sikur e sheh, pasi edhe pse nuk e sheh, Ai të sheh ty.”
Ky është një nivel shumë i lartë motivimi për tu përhumbur, duke i dhënë kuptim adhurimit dhe duke e shndërruar nga barrë në kënaqësi. Prandaj, Profeti a.s sa herë që vinte koha për tu falë, i thoshte Bilalit:”Thirre ezanin dhe na i rehato zemrat!”
Çdo ndryshim në jetë, paraprihet nga imagjinata
Ajo – imagjinata – është mjeti lundrues i yni, të cilin përdorim për të mbërritur tek qëllimet tona. Nëpërmjet tij, mendja jonë thith presionet e jetës, na bën ta shohim të ardhmen me të bukur, të sfidojmë vështirësitë dhe të zgjidhim problemet.
Të mjafton të imagjinosh imazhin e synuar prej teje, apo imazhin e shoqërisë që kërkon të jetë, për të filluar rrugëtimin. Qëllimet e tua, janë një imazh imagjinar të mënyrës si e sheh të ardhmen.
Ëndrrat e kanë zanafillën tek imagjinata, e cila thuret nga mendja dhe zemra.
Nëse ashpërsia e aktualitetit të çon atje saqë as e fantazon dhe imagjinon dot ndryshimin, ti thjesht po i fal jetë më të gjatë, për rrjedhojë shton vuajtjet e tua.
Hapi i parë drejt ndryshimit, është fantazimi dhe imagjinata. Ajo të çon matanë dyerve të mbyllura.
Perktheu: Elmaz Fida
EDITOR
12 years ago
previous article
Mali, Franca dhe ekstremistët
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
5 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
5 days ago