PYETJA:Kam pare në botën arabe se në derë apo dritare të dyqaneve ka të shkruar ajete.Unë d’ua që edhe në dritare të dyqanit tim të shkruaj një ajet, a është kjo e lejuar?
Bashkim ALIU
PËRGJIGJA:
Kur’ani famëlartë është fjala e Allahut, dhe është shpallur që të jetë udhëzim dhe dritë për njerëzimin.Muslimani, duhet ta bëjë Kur’anin kantar të jetës dhe veprave të veta, ashtu që çdo here ta ketë atë pike referimi.
Nga ana tjetër, pasi Kur’ani thamë se është fjalë e Allahut xh.sh., atëherë duhet të jemi sy çelë se si sillemi me këtë libër dhe ajetet e tij, gjegjësisht duhet ta ruajmë dhe mos lejojmë që ajetet e Kur’anit, apo komplet mus’hafi të nënçmohet në ndonji mënyrë, si të gjuhet, të lehet në tokë ku shkelin njerëzit, të shkilet nga tjerët, të ndyhet etj.
Nisur nga kjo, mendoj se ajetet Kur’anore në original nuk bën të shkruhen në dritare apo në ndonji vend tjetër të jashtë të dyqaneve, sepse mund të nënëmohet duke u ndyrë nga shpezët apo nga njerëzit.
Ajete mund të vehen Brenda në dyqan ku nuk mund të bëhet diçka e këtillë, edhe atë jo thjesht si dekor, por që të të përkujtoj në Allahun apo në mos bërejn e ndonji gabimi, si psh., ajete të kaptinës El-Mutaffifinë ku ndalohet vjedhja në peshojë, etj.
Kjo vlen për shitoret të cilat nuk kanë harame, ndërkaq kafet ku njerëzit shajnë, fyejnë, bëjnë veprime të pahijshme etj, nuk është e rrugës të varen ajete, sepse njerëzit i nënçmojnë këto ajete duke mos ua varur veshin, apo duke bërë veprime nga të cilat ndalojnë vetë ajetet, si psh., sharja.
Allahu e di më së miri.