Të dini të programoni nuk është e lehtë, mirëpo përfundimisht ia vlen çdo sekondë të investuar, do të thoshte secili programues me një përvojë shumëvjeçare.
Sot gati gjithçka sillet rreth programimit, të dërgohet sateliti në gjithësi, prezantimet, ueb faqet, e madje edhe muzika.
Hakitzu është aplikacion i zhvilluar në studion Kuatao me qëllim për mësimin e programimit edhe për ata më të rinjtë në një mënyrë specifike.
Qëllimi i lojës nuk është të klikohet në butona, por të shkruhen komanda në JavaScript me të cilat kryhen lëvizjet e robotit në lojë.
Natyrisht, që të mund të luhet, duhet të dini disa gjëra bazë, mirëpo fëmijët në një mënyrë shumë të thjeshtë dhe argëtuese i mëson me bazat e programimit, që gjithsesi do të ketë ndikim në të ardhmen e tyre.
Vet loja është rezultat i zhvilluesve, dizajnerëve, animuesve dhe ajo më e rëndësishmja e mësuesve, ndërsa se si duket e gjithë kjo mund ta shihni në videon që PCWorld sjellë për ju.
EDITOR
12 years ago
previous article
Vlera e njeriut e (zh)vlerësuar në para!
next article
Dubai, vetëm “vetura pune” (Foto)
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago