Organizata e Bashkëpunimit Islamik reagoi ashpër ndaj hyrjes së kolonëve çifut në oborrin e xhamisë Mesxhid-i Aksa.
Në deklaratë me shkrim të bërë nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, Ekmeledin Ihsanollu, i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të parandaluar shkelje të tilla.
Duke e bërë të ditur se këto sulme ndaj Mesxhid-i Aksasë paraqesin sulme ndaj popullit palestinezë dhe shenjtërisë së saj, Ihsanollu tha nëse Izraeli vazhdon me sulme të tilla atëherë do të jetë i detyruat të ballafaqohet me reagime të mundshme.
Policia izraelite kishte ndërhyrë në ngjarjet e dhunës të dala pas hyrjes së rreth 40 kolonëve izraelit në oborrin e Mesxhid-i Aksasë.
Partia Likud e kryesuar nga Kryeministri Benjamin Netanjahu javën e kaluar kishte bërë thirrje kolonëve çifut për të hyrë në Mesxhid-i Aksa. /trt/