Doktor Selman Aude, sekretar asistent pranë Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë, ka bërë thirrje për solidaritet mes të gjithë myslimanëve, unifikim të rreshtave dhe të fjalës së tyre lidhur me çështjen siriane. Në të njëjtën kohë, ai bëri thirrje që çështja siriane të mos na bëjë të harrojmë normalitetin e jetës dhe të krijojmë pritshmëri të parealizueshme nga individët.
“Edhe nëse çështja siriane mbyllet, kriza të tjera do të shpërthejnë, në Irak apo kudo tjetër. Vuajtjet dhe problemet janë pjesë e natyrshme e jetës. Vetë jeta njerëzore, përmban në thelb probleme. Sa më racionalist të ndërveprosh me këto probleme, aq më e bukur do të jetë jeta jote.” U shpreh ai.
Shejh Aude bëri thirrje për një mbështetje me “fjalë të mirë” në profilet e faqeve sociale, artikujt, poezi, ndërhyrje në tv etj…
Ai tha se hazreti Ademi a.s u largua nga xheneti, për shkak të një krize, e mishëruar tek privimi nga ngrënia e një peme të caktuar. Ai nuk e mbajti dot veten dhe bashkë me të shoqen hëngri nga pema dhe ndodhi ajo që ndodhi.
“Shoh të rinj në faqet sociale që zemërohen nga biseda që shkaktojnë të qeshura, anekdota etj… duke e justifikuar qëndrimin e tyre me krizën e myslimanëve në Siri. Vallë këta njerëz, kur shkojnë në shtëpitë e tyre, a i ndërpresin marrëdhëniet me gratë, a heqin dorë nga përqafimi i fëmijëve të tyre? Nëse e bëjnë këtë, është një akti që meriton të dënohet, pasi nuk ua ka kërkuar askush. E nëse nuk e bëjnë, si i akuzojnë të tjerët për diçka që se bëjnë as vetë?” tha Aude. /ardhmeriaonline/
EDITOR
12 years ago
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago