Një parti pro-kurde në Turqi thotë se kryengritësit kurdë kanë filluar tërheqjen nga vendi si pjesë e përpjekjeve për t’i dhënë fund një konflikt gati tre dekada të vjetër, që la të vrarë dhjetëra mijëra njerëz.
Një zëdhënës i Partisë Kurde për Paqe dhe Demokraci tha se luftëtarët kanë filluar tërheqjen nga Turqia juglindore në fortesat e tyre në Irakun verior.
Ai nuk dha hollësi të tjera, dhe nuk ka pasur asnjë konfirmim nga zyrtarët turq.
Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, ose PKK, ra dakord për të tërhequr luftëtarët, si pjesë e një armëpushimi të shpallur në maj, pas disa muajsh të bisedimeve midis kreut të burgosur të PKK-së Abdullah Oçalan dhe qeverisë.
PKK besohet se i ka deri në 2 mijë luftëtarë në Turqi.
Mirëpo, luftëtarët e PKK-së me sa duket nuk kanë rënë dakord për të hedhur poshtë armët e tyre.
EDITOR
12 years ago
previous article
FON me fushatë të re studimi për maturantët
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago