Qeveria e Maqedonisë kë nënshkruar konkurs për punësimin apo angazhimin e rreth 80 personave në poste udhëheqëse në institucionet shtetërore e cila do të publikohet në ueb faqen e qeverisë deri në fund të këtij viti. Por, siç mësojmë nga burime qeveritare në këto punësime do të respektohet edhe përfaqësimi i drejtë.
“Konkursi do të publikohet gjatë ditës në faqen e qeverisë e që do të dërgohet deri te mediat, i dedikohet mbi 80 funksioneve shtetërore si emërimi i drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të Agjencive shtetërore, Ndërmarrjeve shtetërore, udhëheqësve të njësive rajonale, të inspektorateve, sekretarë shtetëror në disa ministri, ambasada, konsuj gjeneral jashtë shtetit, funksione udhëheqëse, në Fondet…”, tha zëdhënësi Aleksandër Gjorgjiev.
Ky konkurs siç shtoi zëdhënësi Gjorgjiev u dedikohet pozicioneve ku postet udhëheqëse janë vakante, apo nuk janë të plotësuar në kuadër të ndonjë Agjencie, ministrie, Fondi, Inspektorati, Shoqatë tregtarësh si dhe personave që gjatë vitit u skadon mandati në funksionet udhëheqëse ku ekziston ushtrues detyre.
Të gjithë të interesuarit pa marrë parasysh përkatësinë etnike, politike do të mund të aplikojnë deri më 31 maj këtë viti. Në formë të shkruar siç ka informuar Gjorgjiev, aplikantët do të mund të deponojnë letër motivuese si dhe biografi personale dhe profesionale.
previous article
UEJL, hapet solemnisht Parku teknologjik
next article
Kryebashkiaku katërvjeçar (Video)
you might also like
LETËR NGUSHËLLIMI
4 days ago
FRI REALIZOI VIZITË NË KOMUNËN E SARAJIT
5 days ago