Shefi i diplomacisë turke, Ahmet Davutoglu, ka qëndruar sot në Beograd, ku ka takuar homologun serb, Ivan Mrkic.
Sipas mediave serbe, tema të takimit kanë qenë përmirësimi i stabilitetit në rajon, bashkëpunimi ekonomik dhe dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit.
“Bashkëpunimi ynë strategjik në Ballkan është sinjal i rëndësishëm, mesazh dhe mekanizëm për stabilitet, paqe dhe përparim të rajonit”, citojnë mediat serbe Davutoglun, transmeton Zëri.
Ndërkaq, menjëherë ka reaguar Ivica Dacic, i cili i ka bërë thirrje Davutoglu që të tregojë maturi kur është fjala për zgjidhjen e statusit të Kosovës, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga qeveria serbe.
Dacici theksoi se qëndrimi politik i Turqisë është i rëndësishëm për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, por i ka kërkuar që në lidhje me Kosovën të qëndrojë anash. /Telegrafi/
EDITOR
12 years ago
previous article
Universiteti i Prishtinës padit Kishën Ortodokse Serbe
next article
Fotografite me te mira te janarit
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago