Regjistrimi i popullatës në Maqedoni që u ndërpre para dy viteve edhe pse u paralajmërua se do të fillojë sërish, këtë vit nuk është as në programin e ministrisë së drejtësisë.
Gazeta maqedonase “Nova Makedonija” në një analizë të veten ka konstatuar se shqiptarët në Maqedoni janë nën 20 për qind.
Indikatorët në bazë të të cilëve ata janë bazuar janë numri i letërnjoftimeve të lëshuara nga MPB në dy gjuhë, të dhënat e Eurostat për rritjen e numrit të emigrantëve të Maqedonisë, ku sipas tyre kjo shifër është e theksuar më së shumti te shqiptarët, zvogëlimi i daljes për të votuar, “obstruksionet” politike të shqiptarëve që rë bëhet regjistrimi i popullatës si dhe numri i madh i votuesve të cilët me aeroplanë kishin ardhur të votojnë në Maqëdoni gjatë zgjedhjeve të fundit lokale.
“Frika është sigurisht te shqiptarët të cilët në disa komuna numri i vërtetë i tyre është nën 20 për qind dhe kjo do të thotë se nuk do të mund t’i shfrytëzojnë të drejtat e parapra me Kushtetutë”, ka thënë për gazetën, analisti maqedonas Zhidas Daskallovski.
Edhe gjatë regjistrimit të zhvilluar në vitin 2011 kishte disa organizata maqedonase të cilat konstatonin se shqiptarët janë nën 20 për qind, kurse shqiptarët konsiderojnë se në Maqedoni janë mbi 35 për qind, nëse regjistrimi zhvillohet në mënyrë të rregullt, transmeton “Zhurnal”.
Zyrtarisht në regjistrimin e vitit 2002 në Maqedoni eksiztojnë 509.083 shqiptarë ose 25.17 për qind e popullatës së përgjithshme.
Shqiptarët konsiderojnë se numri i tyre rritet çdo vit, ku duket qartë me numrin e nxënësve shqiptarë nëpër shkolla si dhe dallimi në lindje mes fëmijëve maqedonas dhe atyre shqiptarë.
EDITOR
12 years ago
previous article
Pijet që dëmtojnë trupin tuaj
next article
Haxhi në kohë perandorish
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago