Ish ministri i jashtëm i Britanisë, Xhak Strou, është shprehur se pengesa e vetme për anëtarësimin e Turqisë në BE ë shtë fakti se është shtet islam. Këtë deklaratë, lidhur me bisedimet e Turqisë për anëtarësim në BE, e bëri gjatë simpoziumit me temë “Turqia dhe Evropa, i sëmuri u shërua” e organizuar nga Instituti i Studimeve të Politikave Ekonomike Turke, në Ankara.
Strou tha se bisedimet mes Turqisë dhe BE për anëtarësim, janë ndërprerë në vitin 2005 për shkak të refuzimit të Gjermanisë, Francës dhe Qipros greke, ndërkohë që Mbretëria e Bashkuar e ka përkrahur anëtarësimin. Ai tha se që nga ajo kohë, Turqia ka korrur arritje dhe suksese të mëdha në fusha të ndryshme politike, ekonomike dhe sociale. Ai hodhi poshtë pretendimet se kushti i vetëm ka qenë se Unioni kërkon të shtrihet vetëm brenda kufijve gjeografike të tij, ndërkohë që Unioni ka pranuar Maltën dhe Qipron greke, edhe pse janë jashtë kufijve të BE.
Strou theksoi se shkaku i vetëm i pengimit të anëtarësimit të Turqisë në BE, është fakti se është shtet mysliman, gjë e cila nuk deklarohet haptazi. Unioni e trajton Turqinë në mënyrë të ndryshme nga shtetet e tjera, duke vendosur kritere të ndryshme nga ato që kishin vende si Bullgaria dhe Rumania. /ardhmeriaonline/
EDITOR
12 years ago
previous article
Opinion, kontestimet mbi projektin për Xhaminë e Madhe (Video)
next article
Bilanci zyrtar i Luftës së Kosovës: 11 840 të vrarë
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago