LIGA E BOTËS ISLAME-RABITATU-L-A’LEMI-L-ISLAMI

AKADEMIA E FIKHUT ISLAM

 

VENDIMET E SESIONIT TË GJASHTË, I MBAJTUR PREJ 9 DERI MË 16 REBIU-L-AHIR 1403H 

VENDIMI I GJASHTË 

RRETH DISTRIBUIMIT TË KOPJEVE TË KUR’ANIT FISNIK NË DHOMAT E HOTELEVE

 Falënderimi i takon Allahut, përveç të Cilit nuk ka tjetër, bekimi dhe paqa qofshin mbi atë pas të cilit nuk ka pejgamber tjetër, zotëriun dhe pejgamberin tonë Muhammedin.
Këshilli i Akademisë së Fikhut Islam në seancën e tij të gjashtë të mbajtur në mëngjes të ditës së Diel, 16/4/1403h, e shqyrtoi letrën e të nderuarit Mahmud Shit Hattab, anëtar i Këshillit të Akademisë së Fikhut Islam, përkitazi me distribuimin e kopjeve të Kur’anit fisnik në dhomat e hoteleve. Në këtë letër, i nderuari anëtar, këtë veprim nuk e sheh të përshtatshëm, nga frika që mos të nënçmohet Mus’hafi.
Pas debatimit dhe këmbimit të mendimeve për çështjen në fjalë, Këshilli miratoi se dobia është evidente në distribuimin e Mus’hafit në dhomat e hoteleve, me qëllim që dobia të jetë për të gjithë, ngase ka mundësi që nga ky veprim të ketë dobi ai që nuk e ka lexuar apo nuk e ka parë Kur’anin.
Poashtu, Këshilli i rekomandon Sekretariatit të Përgjithshëm të Ligës së Botës Islame, që t’i dërgojë një shkresë të nderuarit Mahmud Shit Hattab, ku do ta falënderojë për interesin e tij për fenë dhe librin e Allahut të Madhërishëm, si dhe ta informojë për mendimin e Këshillit.
Allahu mundëson sukses. Mëshira dhe shpëtimi i Allahut qoftshin mbi krijesën më të mirë të Tij, zotëriun dhe pejgamberin tonë Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij.
 
Nënshkruar nga:
KRYETARI I KËSHILLIT TË AKADEMISË SË FIKHUT
Abdu-l-Aziz Abdullah ibën Baz
 
ZAVENDËSKRYETARI
Muhamed Ali el-Harekan.
 
Pasojnë nënshkrimet e anëtarëve tjerë:
Abdullah Abdurrahman El-Bessam, Salih ibën Feuzan ibën Abdullah El-Feuzan, Muhammed ibën Abdullah ibën Sebil, Mustafa Ahmed Ez-Zerka, Muhammed Mahmud Es-Savaf, Salih ibën Uthejmin, Muhammed Kabbani, Muhammed Esh-Shadhli En-Nejfer, Ebu Bekër Mahmud Xhumi, Abdu-l-Kudus el-Hashimij, Muhamed Rushejdij, Mahmud Shit Hattab (nuk prezantoi), Ebu-l-Hasen Ali el-Hasenij en-Nedvij (nuk prezantoi), Hasenejn Muhamed Mahluf (kërkoi ndjesë), Mebruk Mes’ud El-Avadi (kërkoi ndjesë), Muhammed ibën Salim ibën Abdu-l-Vedud.
Muhamed Ahmed Kamer (Sekretar i Këshillit).
Prej arabishtes: Bashkim Aliu