Në Mbretërinë e Bashkuar është dyfishuar numri i qytetarëve myslimanë, duke shënuar një revolucion të vërtetë fetar, i cili përkon me krizën më të thellë që ka kaluar kisha në këtë vend, raporton noa.al
Sipas të dhënave të censusit të vitit 2011, në Angli dhe në Uells, gjatë dekadës së fundit numërohen katër milionë të krishterë më pak dhe përqindja e tyre ka zbritur në 59% të popullsisë.
Sakaq gjatë këtyre viteve numri i myslimanëve është dyfishuar, duke shtuar rreziqet për kalimin në minorancë të të krishterëve. Këto rezultate janë parë me kënaqësi nga kisha, duke rritur edhe më shumë tensionin brenda saj.