Një korrespondent i BBC-së në Siri ka mbledhur ne qytetin verior Saraqeb dëshmi të një sulmi kimik të ndodhur muajin e kaluar në këtë zonë.
Dëshmitarët rrëfyen sesi helikopterë të forcave qeveritare kanë lëshuar të paktën dy pajisje që përmbanin gaz helmues.
Damasku, ndërkohe vazhdon t’i mohojë pretendimet e përdorimit të agjentëve kimikë, që për Shtetet e Bashkuara do të përbente shkeljen e “vijës së kuqe” për ndërhyrje të mundshme ushtarake.
“Ishte e tmerrshme, një erë mbytëse. Nuk merrje dot frymë. Të duket sikur kishe vdekur. Nuk shihje dot asgjë. Nuk kam parë për tre apo katër

Ky ishte rrëfimi i Mohamed Khatib, nëna e të cilit, Mariam, nderroi jete ne dukje si pasoje e sulmit kimik. 
Saraqebi, në jugperendim të Alepos, u bombardua nga forcat qeveritare ne muajin prill, e gjate kesaj periudhe, mjeket ne spitalin e zones, sic pohuan dhe vete per BBC-ne, kane shtruar 8 persona me probleme te renda te frymemarrjes.
Disa kishin te vjella dhe te tjere beben e syrit te zvogeluar. Mohamed Khatib kishte nxituar ne vendngjarje te ndihmonte te emen, por kishte mbetur edhe ai lenduar.
Mjeku qe e trajtoi Mariamin thote se simptomat e saj korrespondonin me ato te helmimit nga pentakloruri i fosforit.
Hamish de Bretton-Gordon, ish-komandant i regjimentit kimik, biologjik e berthamor britanik, i cileson deshmite dhe provat nga Saraqebi te forta, por te paplota.
“Në kete qytet dhe episodesh te ngjashme ne Siri gjate javeve te fundit njerezit jane semure e kane nderruar jete me simptoma qe mund te jene pasoje e ndonje gazi nervor si sarini apo pentakloruri i fosforit”, eshte shprehur ai.
Si Shtetet e Bashkuara, edhe Britania flasin per te dhena ne rritje mbi perdorimin e armeve kimike ne Siri, por presidenti amerikan Obama eshte treguar i kujdesshem e pohon se provat ekzistuese nuk jane te mjaftueshme.  / Top Channel/