Tiranë – Fakulteti i Shkencave Humane në Universitetin Hëna e Plotë-Bedër në bashkëpunim me Universitetin “Fatih” në Turqi, organizuan Konferencën e Dytë Ndërkombëtare me temë “Kriza dhe Spritualiteti”.
Në konferencë morën pjesë studiues dhe akademikë nga Shqipëria, Italia, SHBA, Kosova, Maqedonia, Turqia, Bosnjë Hercegovina, dhe vende të tjera, të cilët diskutuan rreth krizës si koncept mjaft i gjerë, ku përfshihen kriza ekonomike globale, krizat mjedisore, krizat politike, krizat humanitare, krizat sociale, krizat që përjeton sot familja, krizat psikologjike dhe spiritualitetit si një pjesë e rëndësishme e përvojës njerëzore.
Kryetari i Konferencës, Dekan i Fakultetit të Shkencave Hsumane Prof. Dr. Ayhan Tekinesh, në fjalën e tij përshëndetëse falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe shprehu bindjen se organizimi i kësaj konference në Shqipëri, është një mundësi për studiuesit dhe akademikët që vijnë nga universitete të ndryshme, që të shkëmbejnë ide dhe eksperienca dhe të ofrojnë idetë e tyre në këtë fushë.
Ai vuri theksin në rëndësinë që merr studimi i një marrëdhënies midis krizës dhe spirutalitetit të njeriut duke e konsideruar këtë si një kontribut të madh në zgjidhjen e probleme që ka bota moderne në ditët e sotme.
“Në ditët e sotme jemi dëshmitarë të shumë krizave serioze që prekin dimsione të ndryshme të njeriut. Simptomat siç janë, prishja e balancave, humbja e ekuilibrit global, largimi nga vlerat njerëzore, cenimi i paqes sociale dhe falimentimi i jetës ekonomike, janë treguesit kryesore që na ndihmojmë të përcaktojmë një gjendje krize. Duke qenë se në thelb të do krize, qëndron njeriu, në gjetjen e rrugëve të zgjidhjes del në pah rëndësia që ka njohja e qenies njerëzore me të gjitha dimensionet. Për ta njohur më mirë njeriun, ai duhet të analizohet si një qenie e plotë, me shpirtin dhe ndërgjegjen e tij”, u shpreh, Prof. Tekines.
Në konferencën referuan si folës kryesorë edhe Prof. Dr. Francesco Zannini, nga Italia dhe Prof. Dr. John Pahl nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Punimet e konferencës i përshëndetën gjithashtu edhe të ftuar të shumtë , drejtues dhe akademikë nga universitete shqiptare të cilët vlerësuan Universitetin Hëna e Plotë BEDËR për organizmin e kësaj konference dhe kontributin e dhënë në këtë dy vite në fushën e kërkimit shkencor. Gjatë sesioneve të konferencës do të referohen rreth 45 kumtesa nga pjesëmarrësit dhe punimet do të zgjasin deri në datën 19 maj 2013. /Start/
EDITOR
12 years ago
previous article
BBC dokumenton sulmin me gaz në Siri (Video)
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago