Pankarta e tifozëve të Real Madrid ku shkruhej “Kosova është Serbi” ka ngjallur indinjatë të thellë në të gjitha trojet shqipfolëse. Gjatë pjesës së parë në finalen e “Santiago Bernabeu” ultrasit “Los Blancos” shpalosën pankartën që i mërziti jo pak tifozët shqiptarë, e mbi të gjitha ata madrilenë që janë të shumtë në numër.
Por tifozët e Realit nuk janë të vetëm në këtë gjë. Edhe tifozët rusë të Zenit St.Peterburg, tifozeria më raciste në botë, e ka shprehur hapur urrejtjen e saj për Kosovën dhe shqiptarët duke djegur publikisht flamurin tonë kombëtar dhe atë të shtetit të Kosovës.
Shteti më i ri në Europë, Kosova nuk ka vetëm kundërshtarë në botën e futbollit. Futbollistët dhe tifozët e Barcelonës e kanë shprehur hapur mbështetjen për shtetin më të ri në Europë, kjo edhe për shkak të dëshirës së tyre të madhe për të shpallur pavarësinë nga Spanja. Në ceremoninë gala të Topit të Artë Xavi, Dani Alves dhe partnerja e Gerard Pique firmosën për pranimin e Kosovës në FIFA, akt të cilin e përshëndeti dhe e pranoi edhe ish trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson.
Për të vijuar më tej, edhe ultrasit e Fenerbahçe, në disa ndeshje të skuadrës së tyre të zemrës në futboll dhe basketboll, kanë shprehur hapur mbështetjen e tyr pro Pavarësisë së Kosovës. Ndërsa gjatë Euro 2012 ishin tifozët kroatë që apelonin pro Kosovës në FIFA dhe UEFA. /albeu.com/
EDITOR
12 years ago
next article
Trashëgimia politike e mbetur nga Serbia
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
7 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
7 days ago