Doktor Selman Aude, është shprehur për statusin e xhamisë Aksa dhe rëndësinë e saj për historinë,  besimin, namazin dhe ritualet në islam, duke thënë se ajo është skalitur thellë në zemrat e myslimanëve, fëmijë dhe të rritur, burra dhe gra. Xhamia Aksa është doktrinë e cila nuk shkulet nga zemrat e myslimanëve, përderisa ato pulsojnë  besim tek Zoti. Çështja palestineze dhe ajo e Kudsit (Jerusalemit) është termometri i mbarë umetit mysliman, nëse umeti fillon të marrë veten dhe të shërohet nga sëmundjet që e kanë kapluar, edhe çështja palestineze do të vihet në pozita më të shëndosha.
Gjatë një emisioni në televizionin Risale, shejh Selman Aude tha se xhamia Aksa nuk u përket vetëm palestinezëve, por një miliardë e gjysmë myslimanëve në mbarë botën, të cilët janë të ndërgjegjshëm për binjakëzimin mes xhamisë Aksa dhe Qabes nga e cila drejtohen në lutjet e tyre.
Pretendime të pabaza
Dr Aude theksoi se pretendimet çifute për të drejtën mbi territoret palestineze, janë të pabaza dhe të rreme, duke shtuar se çifutët abuzojnë dhe e manipulojnë historinë në favor të tyre. Ai tha se periudha kur çifutët kanë hyrë dhe jetuar në tokat e shenjta, ka qenë e përkohshme, jo më shumë se shtatëdhjetë vite. Veç kësaj, nuk duhet harruar se ata që banuan në tokën e shenjtë, nuk ishin mashtrues dhe vrasës të profetëve, por ishte profeti Musa a.s dhe besimtarët që e ndiqnin.
Aude tha se Kudsi ëshë qytet arab dhe se ata që e ndërtuan ishin arabë, Jebusët, të ardhur nga Gadishulli Arabik dhe kjo falë dëshmive të historianëve. Vetë Kudsi (Jerusalemi) përmban mbi dy mijë objekte arabe dhe islame dhe sa më shumë punohet për të nxjerrë themelet e tempullit të pretenduar nga çifutët, aq më shumë objekte arabe dhe islame dalin në pah.
Aude tha se pushtuesi sionist jo vetëm që e ka vënë nën kontrollin e tij qytetin e shenjtë Kudsin, por bën dhe orvatje dashakeqe duke mos u dhënë banorëve autoktonë shtetësinë, me qëllim që kur ti jepet rasti ti dëbojë që andej.
Ai tha se vuajtjet e kanë bërë më të fortë popullin palestinez, i cili çdo ditë e më tepër është i kapur pas çështjes së tij. Palestinezët që jetojnë në Londër, kanë ngritur muze ku paraqesin vuajtjet e popullit të tyre në Palestinë. Ata janë shumë aktivë në universitetet ku studiojnë, duke sensibilizuar kolegët e tyre. Tashmë, nëse një zyrat izraelit shkon për vizitë, studentët i gjuajnë me domate, vezë e portokalle. Edhe ndryshimet e opinionit publik perëndimor, erdhën si pasojë e luftës mediatike. /ardhmeriaonline/