Regjistrimi i popullsisë ka dështuar për shkak të tendencave për tu ulur përqindjen e popullsisë shqiptare në Maqedoni. Kështu ka deklaruar akademiku Abdylmenaf Bexheti në emisionin e mbrëmshëm “Rruga Drejtë…”. Kjo ishte edhe arsyeja që Bexheti kishte dhënë dorëheqje nga posti i anëtarit të Komisionit për realizimin e regjistrimit të vitit 2011.
“Unë po ju them 2-3 çështje. Pika e parë kritike ishte rrëzimi i cenzusit në qytetin e Shkupit. Sigurisht me ato dispozita siç i kishim parashikuar me Rregulloren dhe mënyrën se si e bënim realizimin, nuk do të dilte më Shkupi 20.8%, sa është. Pra shumë lehtë, me një operacion shumë të thjeshtë ju mund të cenoni një përqindje statistikore prej 1-2% për ta rrëzuar nën 20%. Dhe rreziku i parë ishte cenzusi i Shkupit, të bie nën 20% marrëdhënia kur e dimë ne se nuk është e tillë, sepse këto shifra që i përmendi ne i kemi pasur, pra vetë Enti Shtetëror i Statistikës çdo vit ka raportuar se sa ka qenë shtimi natyror i popullsisë”, deklaroi Abdylmenaf Bexheti, akademik.
Sipas Bexhetit, nëse regjistrimi do të ishte real dhe jo i manipuluar, atëherë duhej që përqindja e shqiptarëve në Qytetin e Shkupit të jetë rreth 24%, bazuar në shifrat e Entit Shtetëror të Statistikave për trendin e natalitetit dhe mortalitetit në komunat shqiptare. Përveç tendencës për rrëzimin e cenzusit në Shkup, Bexheti thekson se me një Rregullore të tillë për realizimin e regjistrimit do të ulej edhe numri i përgjithshëm i shqiptarëve në Maqedoni.
“Sigurisht se cenohej edhe popullsia në shkallë të vendit, edhe atë mbi bazën e një përcaktimi që të mos përfshihet një grup popullsie që është signifikant në rastin e Maqedonisë. Flasim për 150 mijë deri 200 mijë njerëz të palës shqiptare, që me statistika jetojnë dhe bashkëveprojnë këtu në Maqedoni, kurse punojnë në botën e jashtme. Kjo kategori e njerëzve, që në shkallë të shtetit nuk janë të pastra këto statistika, port e pala shqiptare janë 150-160 mijë banorë. Dhe imagjinoni nëse ky numër nuk pranohej të jetë pjesë e popullsisë së përgjithshme ku do të matet pariteti sa është bashkësia etnike shqiptare në nivel republike”, tha Abdylmenaf Bexheti, akademik.
Bexheti theksoi se ishte e pamundur që këto tendenca të kontrolloheshin nga shqiptarët, pasi në asnjë përfaqësues shqiptarë nuk kishte qasje në sistemin elektronik të përpunimit të të dhënave. (Alsat-M)
EDITOR
11 years ago
previous article
Barcelona qan bashkë me Abidal (FOTO)
next article
Mbyllet me sukses Kuvendi i pestë i UIAZD
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago