Në këtë libër modest me poezi, autori përdor një gjuhë të pastër dhe shumë të kuptueshme për çdo nivel të lexuesve. Madje, herë-herë fut edhe elemente të letërsisë popullore shqiptare, të përzier me atë orientale, gjë që i bën “rrëfimet” edhe më intriguese.
Autori ambicioz Arsim Jonuzi është një premtim i ri i cili në një mënyrë shumë të veçantë po hyn në vorbullin e letërsisë artistike shqiptare. Është një premtim i cili besojmë se nuk do të na zhgënjejë asnjëherë, andaj e inkurajojmë dhe i urojmë suksese të mëtejshme në këtë nismë fisnike.
Kjo është një pjesë nga recensioni i mr. Sevdail Demirit bërë librit me poezi “Arthyerje”. Më poshtë keni disa të dhëna më shumë rreth tij:
Titulli i librit: Arthyerje
Autor: Arsim Jonuzi
Recensent: mr. Sevdail Demiri
Redaktor: mr. Milazim Mustafa
Redaktor teknik: Jusuf Saliu
Ballina: Milaim Mustafa
Shtypi: Furkan Print
Çmimi: 100 den. (1,6 euro)