Qeveria gjermane kërkon ekspertë nga vendet e zhvilluara
Por për shumë ekspertë Gjermania mbetet edhe më tej vetëm zgjidhja e dytë për shkak të rregullave strikte që aplikohen për të huajt që vijnë në këtë vend.
Ministria gjermane për Punë dhe Çështje Sociale ka bërë të ditus se Gjermania ka aktualisht nevojë për rreth 10 mijë persona në sektorin e shëndetësisë dhe përkujdesit për të moshuarit.
Shkaku pse mungojnë kaq shumë njerëz në këtë sektor është se ajo është një punë e rëndë dhe e paguar pak.
Qeveria gjermane po përpiqet të sigurojë kuadro nga vendet e tjera.
Por problem paraqet politika restriktive e imigrimit. Bashkëshortet mund të vijnë në Gjermani vetëm nëse dëshmojnë se kanë njohuri elementare të gjuhës gjermane.
Dhe së fundi, financiarisht nuk është tepër atraktive jeta në Gjermani. Tatimet janë rreth 40 % nga të ardhurat bruto.
Këtu duhen shtuar edhe pengesat burokratike. Ellen Bommersheim punon në organizatën Kompass, ku shoqërohen migrantët e rinj të cilët duan të kthehen në vendlindje dhe të themelojnë ndonjë sipërmarrje atje.
Motivi kryesor është që “njerëzit me prejardhje migracioni nuk kanë shansa të mira për shkëputjen nga kjo shoqëri”.
Në këtë mënyrë Gjermania humb shumë potencial dhe profitojnë vendet e origjinës së tyre. Këta persona janë bartës të ideve demokratike në vendet e tyre, shkruan DW.
EDITOR
11 years ago
previous article
Flamur gjigant kuqezi në stadium (Video)
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago