Vajzat myslimane me prejardhje nga Somalia do të lejohen sërish të ndjekin shkollimin në Heerbrugg të St Galenit.
Dy vajzave refugjate nga Somalia, 11 dhe 12-vjeçe, u ishte mohuar fillimisht shkollimi, sepse ato bartnin shami. Shkolla fillore në Heerbrugg Au (SG) ka rishikuar vendimin, duke lejuar vajzat me shami sërish të ndjekin mësimin.
Shoqata e drejtorëve të shkollave të Zvicrës, Sindikata e mësuesve dhe Kryetari i Konferencës së Drejtorëve kantonalë kishte kritikuar një vendin të tillë të St Gallenit.
Dhe gjithashtu Shoqata e drejtorëve të shkollave të Zvicrës ishte zemëruar nga veprimet e kantonin të St Gallenit për të ndaluar bartjen e shamive nëpër shkolla.
„Detyra jonë është integrimi i dy vajzave, e jo t’u mohohet shkollimi për shkak të shamisë“, tha Walter Portmann, drejtor i shkollës në fjalë, për “10vor10” të SRF.
Shkolla nuk do ta zbatojë në të ardhmen rekomandimin e Këshillit të Arsimit në St Gallen që kishte urdhëruar ndalimin e bartjes së shamive nëpër të gjitha shkollat e kantonit.
„Ne besojmë se ndalim i bartjes së shamive nuk është ligjërisht i lejueshëm, derisa Gjykata Supreme të vendosë ndryshe”, tha Portmann.