Një grup prej 15 haxhinjve të ardhshëm nga Kirgistani, planifikojnë të udhëtojnë me biçikletë deri në vendet e shenjta

Ata nga Kirgistani, planifikojnë që brenda 65 ditëve të arrijnë në Tokën e Shenjtë.

Udhëheqësi i grupit, Nurkamil Hacı Saskeyev, thotë se përmes këtij veprimi ata duan t’i përkujtojnë viktimat e ngjarjeve tragjike që ndodhën në vitin 2010në jug të vendit.

Saskeyev thotë se haxhinjtë e ardhshëm gjatë udhëtimit të tyre për në haxhi do ta shfrytëzojnë relacionin Kazakistani-Turkmenistan-Iran, dhe do të bëjnë lutje për të rinjtë të cilët atëkohë humbën jetën e tyre në ngjarjet fatkeqe.

Nurkamil Hacı Saskeyev edhe më herët, në vitin 1994, ka vizituar Tokën e shenjtë duke udhëtuar në biçikletë. Ndërsa në vitin 201, poashtu me biçikletë, nga vendi i tij arriti në Turqi./igj/