Shejhu i Ez’herit, dr Ahmed Tajjib, e ka dënuar ndërhyrjen e Hizubllahut në Siri, të cilën e konsideron si kontribut për më shumë gjakderdhje. Dr Tajjib është shprehur se Siria, është shndërruar në një skenë konflikti sektar mes sunitëve dhe shiave.
“Ne shpresonim që shiat të mos josheshin nga ky karrem, por ditët e fundit, kanë zbuluar se ata e hëngrën karremin e konfliktit sektar. Deri dje, Hizbullah e prezantonte veten si rezistencë kundër Izraelit, por rezistenca kundër këtij shteti dhe çlirimi i Kudsit, nuk kalon nga Kusejr apo Homs.” u shpreh ai. /ardhmeriaonline/