Me datë 12.06.2013, në Qendrën Rinore të FRI-së në Tetovë u bë mbyllja solemne e vitit akademik 2012/2013. Ishin të ftuar studentët të cilët gjatë këtij viti qëndruan në këtë qendër dhe shfrytëzuan ligjëratat dhe shërbimet tjera të cilat ofroheshin për to.
Fjalim përshëndetës për të pranishmit pati kryetari i Forumit Rinor Islam, Fevzi Musliu, i cili pasi përshëndeti stafin e qendrës dhe studentët, dha disa këshilla për vlerën dhe nevojën e të riut për studim dhe profesionalizëm, qëndrueshmërinë në këtë rrugë dhe përkrahjen që bën FRI për të ndihmuar studentët drejt avansimit akademik dhe arritjes së sukseseve më të larta.
Të gjithë studentëve iu shpërnda nga një pako me libra të përzgjedhura nga shtëpia botuese Furkan ISM, dhe poashtu u shpall studenti dhe studentja më e mirë e këtij viti akademik. U implementua edhe një pyetësor për vlerësimin e kushteve dhe shërbimeve të Qendrës Rinore dhe në fund u shtrua një koktel modest për studentët dhe mysafirët e ftuar.

Mbyllja solemne e vitit akademik në Qendrën Rinore të FRI-së në Tetovë
Mbyllja solemne e vitit akademik në Qendrën Rinore të FRI-së në Tetovë

Zyra për Marrëdhënie me Publikun pranë Forumit Rinor Islam