LIGA E BOTËS ISLAME-RABITATU-L-A’LEMI-L-ISLAMI

VENDIMET E AKADEMISË SË FIKHUT ISLAM

VENDIMET E SESIONIT TË KATËRMBËDHJETË, I MBAJTUR DITËN E SHTUNË20SHABAN 1415H/ 21JANAR 1995

VENDIMI I TETË

 PËRKITAZI ME RREGULLAT E ZBULIMIT TË AVRETIT(PJESËVE TË TURPSHME), GJATË KONTROLLIT TË PACIENTIT 

I tërë falënderimi i sinqertë i takon vetëm Allahut Nji, përshëndetjet, paqa dhe shpëtimi qofshin mbi atë pas të cilit nuk ka të dërguar tjetër, zotëriun dhe të dërguarin tone Muhammedin, familjen dhe shokët e tij.
Këshilli i Akademisë së Fikhut Islam, në seancën e tij të katërmbëdhjetë, të mbajtur në selinë e Ligës së Botës Islame në Meke El-Mukerreme e cila filloi prej ditës së Shtunë 20 Shaban 1415h=21/1/1995 e shqyrtoi çështjen në fjalë dhe e morri vendimin vijues:
1-Parimisht sipas fesë :Nuk lejohet zbulimi i avretit të gruas për burrat dhe as anasjelltas, poashtu nuk lejohet zbulimi i avretit të gruas për gratë dhe as të burrit për burrat.
2-Akademia e konfirmon vendimin nr.85/12/85 me datë 1-7/1/1414h të marrë nga Akademia e Fikhut Islam pranë Organizatës së Konferencës Islame, në të cilin qëndron : »Parimisht, nëse ka mjeke specialiste muslimane, ajo duhet ta kontrollojë pacienten, e nëse nuk ka mjeke specialiste muslimane, atëherë këtë do ta bën një mjeke jomuslimane. Nëse nuk ka as mjeke jomuslimane, këtë do ta bën një mjek musliman, e nëse nuk ka mjek musliman, atëherë këtë mund ta bën një mjek jomusliman.
Me këtë rast, lejohet të zbulohet nga trupi i femrës, vetëm aq sa ka nevojë për shiqim mjekësor, pa mos zbuluar aspak ma tepër. Mejku duhet ta ruaj shiqimin sa të mundet, si dhe kontrolli i femrës nga ana e mjekut, të bëhet në prezencë të një mahremi (të afërm të gjakut me të cilin femra e ka të ndaluar të martohet) të femrës përkatëse, apo të burrit, apo të një gruaje besnike, me qëllim që mos të ndodh mvetësimi i mashkullit me femrën».
3-Në të gjitha rastet e përmendura, nuk lejohet të participojë me mjekun pos atyre që ka nevojë të madhe profesionale për të participuar. Ata që marrin pjesë në këtë, duhet t’i mbulojnë sekretet, nëse ka.
4-Kompetentët në spitale dhe mjekësi, e kanë obligim t’i mbrojnë avretet e muslimanëve dhe muslimaneve duke vënë rregullore dhe ligje speciale që e realizojnë këtë qëllim dhe e sanksionojnë çdo kë që nuk e respekton moralin e musliman.ëve. Duhet t’i marrin masat përkatëse për mbulimin e avretit dhe moszbulimin e tij gjatë operacioneve, me përjashtim aq sa është e nevojshme, duke përgatitur veshje adekuate fetarisht.
5-Akademia rekomandon sa vijon :
1-Kompetentët për shëndetësi të bëjnë akomodimin e politikës shëndetësore në aspektin teorik, praktik dhe metodologjik, me parimet islame dhe rregullat e tij të larta morale, si dhe t’i përkushtohen kësaj sinqerisht dhe me zellin më të madh, me qëllim që t’ua lehtësojnë muslimanëve, mos i sjellin në pozita të palakmueshme, si dhet mbrojnë nderin dhe dinjitetin e tyre.
2-Të sigurojnë këshilltar fetar në çdo spital që të bëjë këshillimin dhe udhëzimin e pacientëve.
Bekimi i Allahut dhe paqa e përshëndetjet e shumta qofshin mbi zotëriun tonë Muhammedin, familjen dhe shokët e Tij.
Falënderimi i plotë i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve.
Nënshkruar nga:
KRYETARI I KËSHILLIT TË AKADEMISË SË FIKHUT
Abdu-l-Aziz Abdullah ibën Baz
ZAVENDËSKRYETARI
Dr.Ahmed Muhammed Ali
DREJTOR I KËSHILLIT TË AKADEMISË SË FIKHUT ISLAM DHE SEKRETAR I KËSHILLIT
Dr.Ahmed Muhammed El-Mukrij
Pasojnë  anëtarët tjerë:
Muhammed ibën Xhubejr, Abdullah Abdurrahman El-Bessam, Abdurrahman Hamza El-Merzuki, Salih ibën Feuzan ibën Abdullah El-Feuzan, Muhammed ibën Abdullah ibën Sebil, Mustafa Ahmed Ez-Zerka, Muhammed Salim Adud, Muhammed Reshid Kabbani (kërkoi ndjesë), Muhammed Esh-Shadhli En-Nejfer, Dr.Jusuf El-Kardavi, Dr.Ahmed Fehmij Ebu Sunne, Muhammed El-Habib ibën El-Huxha, Dr.Bekër Ebu Zejd, Muhammed ibën Salim ibën Abdu-l-Vedud.
Në debat rreth çështjes në fjalë, morrën pjesë edhe nji grup dijetarësh dhe ekspertësh:
1)Prof.Dr.Vehbe Ez-Zuhajli; 2)Prof.Dr.Es-Siddik Muhammed El-Emin Ed-Darir; 3)Dr.Ali Muhjuddin Kuradagi; 4)Abdu-l-Kadir Muhammed El-Amari; 5)Muhammed Esh-Shejbani Muhammed Ahmed; 6) Dr.Ali Ahmed Es-Salus; 7)Muhamed Abid Ba hatame (mjek).
Prej arabishtes: Bashkim Aliu