Në ceremoninë e inagurimit të tunelit, kryeministri Berisha theksoi se sot u realizua ëndrra e shqiptarëve.
Hapet tuneli i Krrabës, një segment i rëndësishëm i autostradës Tiranë-Elbasan, e cilësuar pas rrugës së kombit, si vepra e dytë më e madhe publike në Shqipëri.
Në ceremoninë e inagurimit të tunelit, kryeministri Berisha theksoi se sot u realizua ëndrra e shqiptarëve.
“Sot është dita e krenarisë kombëtare, sepse sot më 16 qershor realizojmë ëndrrën e gjeneratave të tëra, që ëndërronin që një dita Tiranë të ishte më afër tyre. Autostrada është projekti më i rëndësishëm rrugor i projektit Korridorit 8, portë e të cilit është Shqipëria”, theksoi Berisha.
Ai përgëzoi shqiptarët për këtë projekt.
“Urime më vllazërore për këtë ditë e cila do të mbetet në memorien tonë si një ditë e krenarisë sonë individuale, e krenarisë sonë kombëtare sepse ne sot më 16 qershor të vitit 2013 bëjmë të vërtetë, realizojmë një ëndërr tonën, një ëndërr të gjeneratave të tëra të cilat ëndërronin që një ditë Elbasani, ky qytet i shpirtit dhe zemrës së bardhë të shqiptarëve, djepi i dijës dhe i shkollimit të bashkohet me Tiranën nëpërmjet një tuneli. Emocionet janë të ëmdha dhe ato nuk kanë të përshkruar por kënaqësia është shumë e madhe sepse sot në 16 qershor vendi që vetëm 6 vite më parë kishte rrjetin rrugor më të shkatërruar dhe më të prapambetur po çan malet, po ndërton tunele, kryevepra inxhinierike, po ndërton realitete të reja gjeografike, ekonomike dhe sociale” tha Berisha.
Ndërkohë Kryeministri Berisha ftoi deputetin e PS-së Ben Blushi që të mbajë fjalën e dhënë dhe të marrë teseren e Partisë Demokratike.
“Kam menduar për zotimin e Ben Blushit dhe kam vendosur ta ftoj në selinë e PD-së dhe ti jap dokumentin e Partisë Demokratike dhe këtë vetëm e vetëm për ti dhënë atij mundësinë njëherë në jetë në mbaj fjalën e tij. E pres në seli kur të doj që tia dorëzoj atë dokument sepse ne tunelin e ndërtuam” tha Berisha.
Në fjalën përshëndetëse, kryetari i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha e ka cilësuar kryeministrin Berisha si arkitektin kryesor të ndërtimit të rrugës.
“Elbasani, kjo qendër e rëndësishme kulturore, e traditës, tani është në hyrje të qytetit. Jam i lumtur shumëfish si qytetar i Tiranës dhe përfaqësues i zgjedhur i Elbasanit. Kur Sali Berisha thotë do ta bëjmë rrugën, tunelin, rruga dhe tuneli bëhet. Ne sot jemi në një mrekulli mahnitëse të infrastrukturës, që afron qytetarët dhe lidhemi më shumë me njëri-tjetrin dhe sa herë lidhemi me njëri-tjetrin, arkitekti është Sali Berisha. Nuk është rastësi, por është lidershipi për çdo qytetar. Sot ofrohet për Tiranën një fuqi më shumë, një fuqi blëerëse, për zhvillim. Ata që nuk e votuan dhe u përpoqën ta pengojnë u shprehën të turpëruar se ky nuk është zhvillim dhe duan të na kthejnë pas. Ne do ecim përpara, se ne jemi alternativa e duhur” tha Basha.
Tuneli me gjatësi 2,5 kilometra, ka dy tuba me nga dy korsi secila, me gjerësi 8 metra dhe lartësi 5 metra për secilin tunel. Punimet cilësore, të realizuara sipas parametrave më bashkohore, e rendisin këtë vepër me dinjitet përkrah infrastrukturave më moderne evropiane. (INA)
08:16 – Inaugurohet sot përfundimi i punimeve të autostradës Tiranë-Elbasan, e cila do të shkurtojë distancën mes dy qyteteve por edhe rretheve si Librazhdi, Korça, Pogradeci, Kolonja etj. Po sot pritet të hapet edhe tuneli i Krrabës, një nga segmentet e kësaj autostrade.
Kryeministri Berisha e ka komentuar nga faqja e tij në facebook inaugurimin e autostradës, duke u shprehur se, “Ajo që deri dje dukej e pamundur, të dielën do të jetë një realitet i prekshëm për të gjithë ne. Nga e diela Tirana dhe Elbasani do të jenë më afër se kurrë, vetëm 15 minuta. Mali i ndante deri dje, tuneli i Krrabës e bën sot Tiranen dhe Elbasanin një. Ne bëjmë të vërteta ëndrrat tona! Ky është zhvillim”, ka thënë ai.
Autostrada Tiranë- Elbasan ka filluar në muajin Maj të vitit 2011 me punimet në tunelin e Krrabës.
Autostrada Tiranë – Elbasan është 27 km e gjatë, me 4 korsi, tuneli është 2.5 km i gjatë, me 7 mbikalime, 21 viadukte dhe 4 nenkalime.
Segmenti I (Sauk -Tuneli i Krrabës gjatësia 13 km)
Segmenti II (Tuneli i Krrabës gjatësia 2.5 km )
Segmenti III (Tuneli i Krrabës – Elbasan gjatësia 11.5 km)
Pas afro 9 muajsh filluan edhe dy kontratat e tjera të segmenteve rrugore para dhe pas tunelit. Ndërtimi i tunelit përfundoi për 13 muaj. Ky tunel është me dy tuba në zemër të malit me gjatësi mesatare rreth 2.5 km secili.
EDITOR
11 years ago
previous article
Vendim mbi rregullat e zbulimit të avretit (pjesëve të turpshme) gjatë kontrollit të pacientit
next article
Lotët për ty ende s'më janë tharë
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
12 months ago