Komiteti i OKB-së për të drejtat e njeriut akuzoi forcat izraelite se kanë keqtrajtuar fëmijët palestinezë, duke përfshirë torturat në paraburgim dhe përdorimin e tyre si mburoja njerëzore.
Fëmijëve palestinezë në Gaza dhe në Bregun Perëndimor, të cilët janë kapur nga Izraeli në luftën e vitit 1967, u janë mohuar në mënyrë rutinore regjistrimet e lindjes së tyre dhe qasja në kujdesin shëndetësor, shkolla, etj.
Fëmijët palestinezë të arrestuar nga ushtria dhe policia izraelite, sistematikisht i nënshtrohen trajtimit degradues dhe akteve të torturës, merren në pyetje në hebraisht, një gjuhë që ata nuk e kuptojnë, dhe detyrohen të nënshkruajnë rrëfimet në hebraisht, në mënyrë që të lirohen,” thuhet në një raport.
Shumica e fëmijëve palestinezë janë akuzuar për hedhje gurësh, vepër e cila mund të dënohet deri në 20 vjet burg, tha komiteti. Ushtarët izraelitë kishin dëshmuar natyrën arbitrare të arrestimeve, përfundon raporti.
/mesazhi/
EDITOR
11 years ago
previous article
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago