Omer Sulejman El-Eshkari, Allahu xh.sh e mëshiroftë, është njëri prej dijetarëve të njohur të Islamit dhe njëri prej më eminentëve në Jurisprudencën Islame. Ishte profesor në disa universitete të botës islame e në veçanti të atyre të Jordanisë ku edhe ishte se dekan në disa prej tyre, po ashtu ishte anëtarë në Këshillin për Fetva të Jordanisë.
Omer Sulejman El-Eshkari, Allahu xh.sh e mëshiroftë, i lindur në rrethinën e Nabulsit të Palestinës në vitin 1940. Ai rrjedh nga një familje e arsimuar ku edhe vëllai i tij Muhamedi është një prej dijetarëve të njohur të çështjeve bazike të fesë.
Omer Sulejman El-Eshkari, Allahu xh.sh e mëshiroftë, ka dal nga Palestina që nga mosha 13 vjeçare dhe është drejtuar drejt Medinës për të kryer shkollimin e mesëm e pastaj e mbaroj fakultetin e Sheriatit në Universitetin El-Imam në Riad të Arabisë Saudite.
Menjëherë pas përfundimit të fakultetit, ai filloj të punoj si përgjegjës pranë bibliotekës së Universitetit të Medinës për një kohë të gjatë e pastaj në vitin 1965 shpërngulët për në Kuvajt. Ndërsa rrugëtimin e tij akademik e vazhdojë në Universitetin e Az’harit, aty përfundojë magjistraturën dhe doktoratën e përfundojë në vitin 1980 me temën ‘’ Qëllimet dhe nijeti e personave juridik ‘’ të përpiluar në metodën krahasimore në mes të shkollave juridike islame. Mësime kishte marrë edhe nga dijetarë eminent të asaj kohe siç ishin: Muhamed El-Eshkar, Ibn Bazi, Nasirudin El-Albani, Muhamed Esh-Shinkiti, e po ashtu kishte rreth vetës edhe shumë student dhe është autorë i më se 60 librave, ku prej tyre janë përkthyer në shumë gjuhë e prej tyre ka të përkthyera edhe në gjuhën shqipe, që më e njohura prej tyre është libri i tij voluminoz në Baza të Besimit Islam, e po ashtu ka edhe një numër të konsideruar të shkrimeve akademike.
Omer Sulejman El-Eshkari, Allahu xh.sh e mëshiroftë, që në moshën 16 vjeçare ishte bërë prej studentëve më të afërt të Abdul Aziz Ibn Bazit, Allahu xh.sh e mëshiroftë e ndërsa me Nasirudin El-Albanin, Allahu xh.sh ishte takuar në Medine derisa punonte në bibliotekën e Universitetit të Medinës ndërsa Nasirudin El-Albani, Allahu xh.sh e mëshiroftë, ishte profesor në këtë universitet e që më vonë këtë miqësi e vazhdojnë edhe pas kthimit të tyre në Jordani gjatë viteve të 90-ta. Ai po ashtu ka dhënë një kontribut të madh në përhapjen e Islamit dhe të thirrjes në rrugën e tij, si dhe ishte anëtar i disa komisioneve dhe këshillave të ndryshëm në botën Islame, ndërsa prej synimeve të tij kryesore ishte përhapja dhe shtjellimi i çështjeve të besimit në një frymë të re, të gjallë dhe të kapshme për të gjitha grup-moshat andaj edhe ka shkruar librin voluminoz në besim të mbështetur në argumente të vërteta nga Kurani dhe Suneti.
Në përgjigjet e tij karakterizohej me shkurtimin e tyre dhe me pavarësinë e plotë në përgjigje ku shumë herë përgjigjet e tij binin në kundërshtime me dijetar të mëdhenj të islamit por kjo nuk e preokuponte fare. Ndërsa në ligjërimet e tij përqendrohej kryesisht që të përdorë gjuhën e lehtë dhe të kuptueshme për të gjithë.
Ishte po ashtu njëri prej anëtarëve kyç të Lëvizjes Vëllezërit Mysliman dhe një prej themeluesve të lëvizjes së armatosur të Hamasit, ishte po ashtu përgjegjësi i parë për çështje islame pranë kësaj lëvizje, përpiluesi i kushtetutës dhe strategjisë së Lëvizjes së Hamasit.
Vdiq në Aman të Jordanisë me 10 Gusht të vitit 2012, ishte në moshën 72 vjeçare dhe për një kohë të gjatë u përball me sëmundje.
Përgatiti: Artan Musliu
EDITOR
11 years ago
previous article
FRI – Sektori i Femrës organizoi seminarin e dytë psikologjik
next article
Sa mund ta ndihmojë feja rininë shqiptare
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
3 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
3 hours ago