Nga: Mustafa Mahmud
Me të vërtetë ne ende e kujtojmë fjalën e komisionarit që gjatë provimeve të fund vitit na thoshte: Kanë mbetur nga përfundimi i kohës vetëm edhe gjysmë ore ?!.
Ende e kujtojmë dridhjet, stresin dhe gjendjen në të cilën kalonim në ato çaste, ishte e pamundur që sytë tanë të shikonin diç më shumë se fleta e pyetjeve dhe përgjigjeve, ora në dorën e komisionarit dhe herë pas here shikonim buzët e tij të cilat e përsëritnin thënien:’’ Kanë mbetur nga përfundimi i kohës vetëm edhe gjysmë ore ‘’?!.
Kjo fjali ishte sikur vendimi për ekzekutim apo sikur vendimi i prokurorit për lirim nga burgu, andaj edhe për shumëkënd prej nesh kjo gjysmë ore ishte shumë e shkurtër, ishte më e shkurtër se gjysmë minute apo gjysmë sekonde.
Kjo kohë ishte aq e shkurtër ngase shumë prej nesh ende e kishin fletën e bardhë, sepse shumë prej nesh ende e kruanin kokën e tyre në përpjekje për të gjetur ndonjë përgjigje.
E ndërsa për disa prej nesh, kjo gjysmë ore ishte shumë e gjatë dhe shumë e mërzitshme, ishte më e gjatë se gjysmë dite sepse ai me kohë kishte përfunduar dhënien e përgjigjeve.
Ora në dorën e komisionarit e tregonte të njëjtën kohë por secili prej nesh e kishte kohën e tij të veçan, secili prej nesh këtë kohë e ndiente në formën dhe mënyrën e tij. Akrepi i orës për secilin veç e veç tregonte kohën e tij edhe pse realisht ai ecte me ritmin e tij.
Kështu është edhe jeta, për dike që është përgatitur për takimin me Allahun është aq e gjatë saqë i duket se kurrë nuk do të përfundojë ndërsa për ata që ende janë në agonin e gjumit është aq e shkurtër saqë mendojnë se jetuan vetëm disa çaste e hiq më shumë.
Të kuptuarit real të kohës është çelësi i çdo suksesi.
Përktheu: Artan Musliu
EDITOR
11 years ago
previous article
Myslimanët e sotshëm sikurse krishterët e mesjetës
next article
“S`më dhimbset gjyshi, më dhimbset burrëria e tij”
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
4 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
4 hours ago