Dijetari i njohur Egjiptian Jusuf el-Kardavi fajësoi Hezbollahun dhe Iranin për tensionet sektare në Siri dhe Irak.
Gjatë pjesëmarrjes së tij në një takim në Bosnjë, el-Kardavi tha për Agjencinë Anadolu se konflikti Suni-Shiit nuk ishte i pranishëm vetëm në Siri, por edhe në Irak, Liban dhe Pakistan, dhe se ky ishte një shqetësim për të gjithë dijetarët islam.
Duke e fajësuar Hizbullahun dhe Iranin për tensione sektare, el-Kardavi, ka thënë: “Myslimanët nuk filluan konfliktet. Shiitët hynë në Siri me mbështetjen e Iranit. Hizbollahu hyri në Siri me mijëra komando. Ata kanë filluar këtë çështje, jo ne. Shiitët janë përgjegjës për këto përleshje, ata kanë shkaktuar sulme të përgjakshme. Që nga fillimi, ata kanë mbështetur regjimin e Asadit dhe tani ata nisën mbështetjen duke dërguar ushtarët e tyre. ”
Gjithashtu, duke komentuar mbi qëndrimin e Turqisë ndaj çështjes siriane, el-Kardavi tha: “Turqia qëndroi me të vërtetën që nga fillimi, duke mbështetur popullin sirian të cilët kërkojnë të drejtat e tyre themelore.”
Ai gjithashtu shtoi shpresat e tij për një Turqi të fortë, duke thënë: “Të gjithë muslimanët duhet të jenë të lumtur për këtë Turqi të fortë. Një Turqi e fortë nuk do të jetë e pëlqyer nga ata, që e humbën vetveten dhe janë në një rrugë të gabuar. Unë i lutem Allahut për Turqinë që të bëhet më e fortë dhe më e qëndrueshme. Unë nuk i kuptoj ata të cilët nuk janë të kënaqur me forcimin e Turqisë nga dita në ditë. Turqia do të ndihmojë njerëzit e tjerë duke punuar me fuqinë e saj. Turqia është një vend ku të gjitha problemet sociale janë zgjidhur. Kush mund të qëndrojë kundër një vendi të tillë? ”
/mesazhi/
EDITOR
11 years ago
previous article
Irani pas zgjedhjeve – Mos vallë një periudhë e re?
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago